Një punëtor krahu është mahnitur kur ka zbuluar imazhin e “fantazmës” së Michael Jackson mbi makinën e tij – vetëm 13 orë pas vdekjes se tij.
Babai i dy fëmijëve, Gary Sloggett (43) ka bërë disa fotografi mbi Roverin e tij për revistën që shet makina me 26 qershor.
Por kur ai ka shkarkuar fotot në kompjuterin e tij ka qenë i shokuar kur e ka parë Mbretin e Popit – i cili kishte vdekur një ditë përpara nga sulmi në zemër.
Gary nga Stafford ka thënë dje: “Kjo është diçka e pazakonshme. Është e kuptueshme ndonjë shpjegim për atë që shihet apo vetëm ka pasur ndonjë reflektim. Por, kur kam treguar fotografitë tek shumë njerëz ata kanë thënë: Ky është Jacko dhe është fantazma e tij”.
“Të jem i qartë jam paksa skeptik dhe nuk jam adhuruesi më i madh i Michael Jackson, por si e kam parë fotografinë e tij në kompjuter kam filluar të mendoj. Nuk po them se jam i prekur nga një lloj prezence e tij, por kjo është e pazakonshme. Jam shumë i mahnitur nga kjo”, ka thënë ai.
Gary, i cili është i martuar me Moira (41) dhe ka dy fëmijë të quajtur Amy (13) dhe Thomas (11) ka shtuar: “Nuk i kam shkarkuar fotografitë për disa orë por kur i kam bërë këtë ka qenë ora 10 paradite një ditën pasi kishte vdekur Michael Jackson.
“Kur i pashë fotografitë menjëherë jam kthyer kah gruaja e ime dhe i kam thënë: ‘Çfarë po bën Michael Jackson në makinën time’? Nëse e shikoni fotografinë shumë herë duket se ajo ec me erën”.
