Benachrichtigungen
Alles löschen

Familja e Carradine kërkon FBI për hetime

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
90 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3010]

Familja e David Carradine, kërkoi nga Biroja Federale e Hetimeve (FBI) që të merr pjesë në hetimet lidhur me vdekjen e aktorit, trupi i të cilit u gjet në pllakatin e një dhome hoteli në Bankgog me litar rreth qafës së tij, nyjes së dorës dhe gjenitaleve.
Familja e Carradine nuk besoi se aktori bëri vetëvrasje, shkaku i rrethanave të paqarta të vdekjes së tij, i tha Larry Kingut, Marc Geragos, avokati i vëllait të aktorit, Kith Carradine.

“Dëshirojnë hetim. Besoj se njerëzit në Bangkok do ta përkrahin hetimin dhe do të lejojnë që FBI të shkojë atje dhe të merr pjesë në hetime në mënyrë që të marrim përgjigje në pyetjet”, tha Garagos.
Në njoftimin e parë policia e Tajlandës tha se trupi i Carradine u gjet “lakuriq, i varur për pllakati”, andaj supozohet se bëri vetëvrasje, ndonëse porosia përshëndetëse nuk u gjet. Megjithatë, një dot më vonë, policia deklaroi se ekziston mundësia se Carradine vdiq rastësisht nga ngufatja apo sulmi në zemër, meqë u zbulua se aktori u gjet me lirat rreth qafe dhe penisit- gjë që solli deri tek spekulimet se mori pjesë në lojë të rrezikshme seksuale. Rezultate e autopsisë të kryer të premten në Bangkok priten pas tri javëve.


 
Veröffentlicht : 06/06/2009 5:15 p.m.
Teilen: