Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
101
Ansichten
Themenstarter
Një hulumtim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti Cornell, mund të shpjegojë arsyen se pse te ish-duhanpirësit vjen deri te shtimi në peshë.
Rezultatet e studimit të botuar në revistën “Chest” sugjerojnë se pirja e duhanit nxit veprimin e gjenit AZGP1- i cili luan rol të rëndësishëm në procesin e zbërthimit të yndyrave në organizëm dhe në këtë mënyrë kontrollon peshën trupore.
Hulumtuesit pohojnë se rritja e peshës trupore pas lënies së duhanit vjen si pasojë e një procesi më të komplikuar, ku veç tjerash rol të rëndësishëm ka edhe ky gjen (AZGP1), pastaj shtohet sasia e përgjithshme e ushqimit të konsumuar, si edhe mungesa e efektit të nikotinës në metabolizëm.
Veröffentlicht : 18/05/2009 1:44 p.m.
