Shkencëtarët kanë zbuluar edhe një arsye se pse duhet që të ndaleni së piri duhan nëse ende nuk e keni bërë – tymi i duhanit i pengon pjesët e caktuara në gjuhë, kështu që nuk mund të ndieni shijen e vërtetë të ushqimit.
Shkencëtarët grek i kanë testuar 62 vullnetarë dhe i kanë vërtetuar ndryshimet në ndijime në pjesë të caktuara të gjuhës, përgjegjëse për përcaktimin e shijes, tek duhanpirësit dhe tek ata që nuk e pinë.
Testet kanë treguar se këto pjesë tek duhanpirësit e kanë edhe një formë tjetër nga ata që nuk e konsumojnë atë, dhe se ato janë më pak të lidhura me nervat e gjakut, që sjell deri tek zvogëlimi i ndijimit të shijes.
Hulumtimin e kanë kryer me pulset elektrike dhe sa më e fuqishme ka qenë forca e rrymës, kjo ka shenjuar ndjenjën më të vogël. Madje 28 pirës të duhanit kanë pasur më të dobët ndijimin e shijes.