Benachrichtigungen
Alles löschen

Do nuse, rregulloi dhëmbët!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
181 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3927]

Familja e nuses nuk ka mundur t’ia lëshojë sytë dhëmbëve të dhëndrit 32-vjeçar Gordon Taylor. Babai i nuses me emrin Philip thotë se dhëmbët e tij ishin si në filma horror, derisa edhe nuses i pëlqente më shumë buzëqeshja e bardhë.

Gordon Taylor nga Britania e Madhe është dashur të durojë dhimbje të mëdha duke rregulluar dhëmbët e tij për të dalë para altarit me të dashurën e tij 26-vjeçare Sarah Lewis. Edhe pse ajo gjatë lidhjes së tyre nuk ka pasur problem me dhëmbët e tij të prishur, babai i nuses, dentist me profesion, i ka vendosur ultimatum.

“Qëllimisht nuk i kam rregulluar dhëmbët, ndoshta ka qenë rezultat i stilit tim të jetesës. Mendoj që babait të Sarah dhëmbët e mi i ishin bërë ‘halë në sy’ sepse këtë e ka profesion”, ka thënë Gordon.

Dentisti 56-vjeçar ka pranuar se dhëmbët e dhëndrit të tij i ishin dukur si nëpër filma horror.

“Nuk më ka pëlqyer ideja që bija ime të martohet me të me dhëmbë të tillë” ka thënë Philip, derisa gruaja e tij Joy ka shtuar se është dashur të përmbahen që të mos ia hapin sytë dhëmbëve të Gordonit.

Gordonin e presin disa tretmane të zbardhjes së dhëmbëve para se të martohet.

“Gjithmonë do ta dua, por e di edhe se si ai dhe familja ime do të janë më të lumtur me dhëmbët e tij të rinj”, ka thënë Sarah.


 
Veröffentlicht : 08/09/2009 5:26 p.m.
Teilen: