Emigranti nga Preza, bashkëshortja nga Vora. E paditura: "Më kërkonte që të dukesha grua moderne"
Jemi mësuar me tipa burrash që kërkojnë nga gratë e tyre që ato të mos jenë "tipa të hedhura", të mbajnë kokën ulur në rrugë, të mos pinë cigare, alkool, etj. Për të mos folur për raste që, prej xhelozisë për një "vështrim" të nxituar, kalojnë në krime.
Por ja që ekziston edhe ekstremi tjetër. Një proces divorci në Gjykatën e Tiranës, ka nxjerrë në pah një rast, në pamje të parë komik. (Faksimilet e vendimit gjyqësor dhe detajet ndodhen në redaksinë e SH2-shit).
Shtetasi A.D, i datëlindjes 1980, me vendlindje në Prezë e me banim në Tiranë, ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshortja, pasi ajo nuk ishte aq "moderne" sa ky e pretendonte. Në vendimin gjyqësor, tek fjala e së paditurës gjenden shprehje të tilla si,: "më kërkonte të pija cigare", "të pija alkool", "nuk më donte tip të thjeshtë".
Gjyqi duket absurd, por jo nëse kemi parasysh që është i njëjti mentalitet dhe frustum që prodhon të dy ekstremet: si frikën nga "hapja e tepërt", ashtu dhe dëshirën për "grua që të duket moderne".
Padia është dorëzuar në Gjykatën e kryeqytetit nga A. D. me profesion infermier. Ai i kërkonte bashkëshortes së tij, Dh. D, 21 vjeçe, e lindur në Vorë dhe banuese në kryeqytet, të hidhte firmën zyrtarisht, për t'u ndarë përfundimisht nga ai.
Martesa mes këtij çifti, sipas dokumentacionit, është bërë ligjore në datën 25 gusht të vitit 2008. Nuk kanë kaluar as një vit nga celebrimi i kësaj lidhjeje dhe gjithçka ka marrë fund. Bashkëshorti i 21-vjeçares ka nxjerrë si pretendim për kërkesën për divorc, faktin që kjo martesë nuk po funksiononte, sepse ai vetë jetonte në Itali dhe bashkëshortja e tij në Shqipëri.
Por, gruaja e tij, e paditur, ka deklaruar se arsyet janë krejt të tjera dhe më konkretisht, janë kundërshtimet e saj për t'u dukur ajo që nuk ishte: pra, një grua e hedhur, që pinte cigare dhe alkool. Madje, 21-vjeçarja ka pohuar para togave të zeza se ish-bashkëshorti e impononte që të pinte cigare e alkool.
Gjykata ka miratuar si përfundim divorcin. Pas zgjidhjes së martesës vajza ka marrë mbiemrin që ka pasur para martesës. Ndoshta për të është më mirë që kjo histori të përfundojë kaq herët, sa nuk do të ishte vonë. Imagjinoni sikur ajo të fillonte të pinte alkool e cigare, vetëm për të qenë gruaja e dikujt.
Zoti na rujt nga ksi njerz ncncn
![]()
shekulli