Ofcom, firma e cila mbikëqyr punën e medieve, paralajmëroi një padi të mundshme kundër producentëve të showt, Britain’s Got Talent pasi që favoritja, Susan Boyle përfundoi në psikiatri. Është zbuluar se ata e dinin se gruaja praktikisht as nuk fjeti as nuk ka ngrënë një javë para finales. Përfaqësuesit e Ofcom, bënë të ditur se producentët e realit showt, Britain’s Got Talent, i pret padia e mundshme marrë parasysh se nuk e tërhoqën Susan Boyle nga finalja ndonëse e dinin për gjendjen e saj psiko-fizike. Susan thuhet se ka ngrënë shumë pak dhe nuk ka fjetur një javë para finales të së shtunës.
“Duhet të kalojnë nëpër shumë gjëra. Ekzistojnë shumë ankesa pse Susan është lejuar që të merr pjesë në finale”, thanë nga Ofcom. Në fakt, sipas disa reagimeve që më herët ishte e ditur se gruaja ndodhej në skaj të thyerjes nervore, sikur ajo kur para kamerave tregoi këmbën e zhveshur duke biseduar me prezantuesin. Skocezen, 47-vjeçare policia e përcolli në klinikë, pasi që ajo përjetoi thyerje emocionale kur nuk fitoi në finale. Përkrahjen ndaj saj e shfaqi edhe kryeministri britanik, Gordon Brown, ndërsa vëllai Gerry tha se Susan ndjehet më mirë, ndonëse jo e lumtur.
Pavarësisht se në finale triumfoi grupi i valltarëve, Diversity, ish-vullnetarja në kishë tashmë kaherë është bërë idhull kombëtar të cilin pak a shumë e pret ardhmëria e ndritshme.
