Benachrichtigungen
Alles löschen

Brazil: Skaneri zbulon 50 gjilpëra në trupin e një 2-vjeçari

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
181 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5375]

Brazil: Skaneri zbulon 50 gjilpëra në trupin e një 2-vjeçari

BAHAIA- Doktorët në një spital në Brazil janë tmerruar kur kanë parë që skaneri ka zbuluar brenda trupit të një fëmije 2 vjeçar 50 gjilpëra.
Doktorët kanë njoftuar policinë mbi ngjarjen, ndërsa mësohet se i vogli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një terapie intensive në spitalin Barreiras në shtetin Bahaia.
Ai ishte sjellë në spital nga familja e tij, pasi kishte filluar të villte dhe kishte dhimbje stomaku. Rrezet X zbuluan 50 gjilpërat në trupin e vogëlushit, njëra prej të cilave kishte shpuar mushkërinë.
Doktorët nuk besojnë se fëmija mund t’i ketë kapërdirë gjilpërat, por atij t’i jenë ngulur në trup nga dikush tjetër, për motive të sektit fetar


 
Veröffentlicht : 13/02/2011 3:03 p.m.
Teilen: