Blero: Ëndrra ime ...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Blero: Ëndrra ime të bëj duet me Beyoncen

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
156 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2676]

Blero ka shpalosur së fundi ëndrrën prej kohësh, realizimin e një dueti me këngëtaren e famshme amerikane Beyonce Knowles.
“Ëndrra ime është të bëj një duet me Beyonce-n”, ka thënë këngëtari në një intervistë dhënë shtojcës “Bluetooth” të Gazetës Shqiptare.

Blero ka qëndruar ditëve të fundit në Tiranë, për siç, ka thënë ai, arsye private. Por, edhe për t’i bërë marketing këngës së tij “Nuk më deshte”, me të cilën është kualifikuar për finalen e madhe të “Top Fest 6”.

Lidhur me çmimin, këngëtari, ka thënë se për të më i rëndësishëm sesa çmimi është pjesëmarrja në një festival, siç është Top Festi dhe të qenit pranë fansave, deklaratë kjo që tashmë është shndërruar në refren të shpeshtë të një pjese të konsiderueshme këngëtarësh. /ktv/


 
Veröffentlicht : 04/05/2009 12:41 p.m.
Teilen: