Big Mama me 130 fëmijë jetim
Një grua kineze ka marrë emrin Big Mama për shkak se është përkujdesur për 130 fëmijë jetim, edhe pse nuk ka këmbë.
Gruaja me emrin Xu Yuehua humbi këmbët në moshën 12 vjeçare kur ajo u godit nga një tren derisa punonte me qymyr afër hekurudhave.
Ajo gjithashtu humbi prindërit e saj gjatë fëmijërisë dhe që nga atëherë ka jetuar në jetimore, ku ajo u mësua të eecte me anë të disa stolave.
Yuehua në jetimore pasi u rrit dhe mesoi për jetën filloi t'i ndihmonte jetmiores me larje, ushqim, ndërrim pelenash, pastrim dhe punim qorapesh, të gjitha këto vetëm për të ndihmuar femijët.
Gjatë 37 viteve të fundit Yoehua ka ndërruar 40 lloje stolësh për ecje dhe ka arritur që deri me tani të ndihmoj 130 femijë jetim, të cilët e thërrasin Big Mama.
Fëmija i parë për të cilin është kujdesur ajo është djaloshi Sheng Li, i cili kishte buzët e shtrembera dhe mezi arrinte të fliste, atë e kishin hedhur prindërit e tij në jetimore për shkak të problemit që kishte me buzët.
''Pa Big Mamën unë do të vdisja kohë me parë. Edhe pse i mungonin këmbët ajo kishte një zë të lezetshëm që arriti të më aftesonte edhe mua për jetë,'' tha ai.
Në vitin 1987, Xu është martuar më Lai Ziyuan, një fermer perimesh në jetimore. Tre vjet më vonë lindi djali i tyre, Lai Mingzhi, por ajo ende vazhdoi të kujdeset për jetimët.
"Unë nuk jam në të vërtetë një person i madh, por bëjë atë që unë kam për të bërë për të ju sjellur këtyre fëmijëve të varfër dashurinë e një nëne," tha Xu.
Ja Pra ksi personi fiton xhehnetin qysh ska bota njerz ma shum se kjo