Benachrichtigungen
Alles löschen

Bamiresi Denohet me tikete parkimi

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
131 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2636]

Një njeri bamirës është gjobitur me tiketë parkimi, pasi që është ndalur të ndihmojë një viktimë të sulmit në zemër në Gjermani.
Punëtori 42-vjeçar i ndihmës së parë Steve Schiltenwolf nga qyteti Wolfratshausen ka vërejtur një grua duke rënë përtokë në rrugë dhe është ndaluar për t’i dhënë ndihmë.

"E pashë se diçka shumë e keqe kishte ndodhur dhe bëra atë që u desh për të ndihmuar. E dija që gjëja më e mirë ishte që asaj t’ia sjell një ambulancë dhe gjëja e fundit që kisha në mendje ishte se sa gjatë do ta lija automjetin tim të parkuar", ka thënë ai.

"Prita me të që ambulanca të arrijë, por kur u ktheva tek automjeti një police trafiku po shkruante një tiketë. Ajo e kishte parë pse isha ndalur dhe tentova t’i sqarojë por as kjo nuk bëri punë” ka shtuar Steve.

"E di se policët e trafikut kanë reputacion për të qenë të mjerë dhe të pashpirt. Duket se kjo është e vërtetë", ka përfunduar bamirësi gjerman


 
Veröffentlicht : 01/05/2009 4:25 p.m.
Teilen: