Lloji i avionit me të cilin ka udhëhequr është i përshtatshëm për stërvitjes sepse mund të ulet edhe në aterrime urgjente, aterron në rrugë

Një avion i vogël turistik i cili ka patur probleme, ka aterruar të shtunën në një lagje të kryeqytetit të Kostarikës San Jose, ka njoftuar drejtoria kombëtare për aviacion.
Piloti 21-vjeçar në trajnim e sipër, ka shpëtuar pa lëndime, sikur edhe drejtuesi i automjetit në kulmin e të cilit ka goditur fluturakja para se të prekte në tokë. Piloti i papërvojë ishte nisur nga një aeroport i kryeqytetit para se t’i dështonte motori i avionit.
Lloji i avionit me të cilin ka udhëhequr është i përshtatshëm për stërvitjes sepse mund të ulet edhe në aterrime urgjente, aterron në rrugë, ka njoftuar drejtoresha e shkollës të cilën e vijon i riu.