Benachrichtigungen
Alles löschen

"Atentatori" i Hitlerit dënohet me 900 euro

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
75 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2747]

I papuni Frank L. duhet të paguajë 900 euro dënim sa edhe ia ka përcaktuar gjykata berlinase sepse në muzeun e figurave të parafinuara "Madame Tussauds" në Berlin ia ka këputur qafën figurës së Adolf Hitlerit. "Atentati" ndaj Adolf Hitlerit ka ndodhur në muajin maj të vitit të kaluar. I dënuari Frank është mbrojtur vet dhe është shprehur të jetë bërë pishman për aktin e tij. Pas incidentit në muze Frank kishte
deklaruar se ishte i inatosur për faktin se në hapjen e ekspozitës ky diktator dhe kriminel ishte vendosur në pjesën qendrore, dhe për këtë me
një shkelm ia ka këputur qafën. Sipas mediave gjermane, figura e Hitlerit
ka pasur vlerë prej 200.000 eurosh, derisa dëmi që i ka shkaktuar
Frank është vlerësuar në 6.300 euro


 
Veröffentlicht : 15/05/2009 8:15 p.m.
Teilen: