Aktorja e Arta Dobroshi kësaj radhe përpos sjelljes se filmit “Heshtja e Lornas” në Kosova ka sjell edhe një lajm. Të dashurin e saj më të ri nga Belgjika të cilit nuk kemi arritur që t’ia mesojmë emrin.
Më parë, aktorja kosovare ishte në lidhje me aktorin Alban Ukaj më të cilin ishte përfolur nëpër media që janë edhe të fejuar por gjërat si duket kanë marrë kahje të kundërt gjatë xhirimit të filmit “Heshtja e Lornas”.
Sipas informacioneve të para i dashuri i Artës është kameraman i njohur dhe është duke i ndihmuar aktores për të ngritur në karrierën e saj, e cila ka pasur një ngritje të madhe gjatë vitit 2008.
Por, Arta gjatë premierës është shoqëruar me Albanin dhe si duket nuk ia kanë marrë inat njëri tjetrit pavarësisht dështimit të lidhjes se tyre.
Momentalisht filmi ku Arta luan rolin kryesor “Heshtja e Lornas” është duke u dhënë premierë në Prishtinë.
