Angelina Jolie gjendet në Hagë, ku merr pjesë në gjykim për krime të luftës në Afrikë.
Më saktësisht, aktorja e famshme erdhi të përkrahtë fëmijët-ushtarë të cilët në Hagë dëshmojnë kundër udhëheqësit famëkeq ushtarak të Kongos, Thomas Lubanga.
“Fëmijët meritojnë mbrojtje të veçantë. Të përdoresh fëmijët në konflikte është krim i tmerrshëm i cili shkatërron vetë qelizën e shoqërisë”, thotë Angelina e cila njëkohësisht është edhe ambasadore e vullnetit të mirë të OKB.
“Paramendoni se sa të vështirë e kana këta fëmijë të vogël të guximshëm të cilët erdhën të dëshmojnë kundër tij”, vazhdon Angelina.
Lubanga u deklarua në gjykatë si i pafajshëm për rekrutimin e fëmijëve më të vogël se 15 vjet, e të cilët i shfrytëzonte në luftë në Kongo që nga viti 1998 deri më 2003.
