Benachrichtigungen
Alles löschen

2-vjeçarja në grupin e gjenive të botës

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
204 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4093]

Është vetëm 2 vjeç, por ka hyrë në grupin e personave më inteligjente të botës. Bëhet fjalë për vajzën gjeni, të quajtur Elise Tan-Roberts, që jeton në Londër.

Prindërit e saj, që nuk kanë diplomë, nuk dinë si ta shpjegojnë inteligjencën dhe kujtesën e fortë të vajzës. Që 5 muajsh vogëlushja tha fjalën e parë, 18 muajshe dinte të numëronte deri në 20 në anglisht, ndërsa sot 28 muajshe e bën këtë edhe në spanjisht, thotë alfabetin dhe njeh kryeqytetet e shumë shteteve.

Kapaciteti intelektual i saj i përllogaritur nga një test i një psikologeje në bashkëpunim me gazetën "The Daily Mirror" është 156, pak më i ulët si ai i Albert Ainshtainit, IQ i të cilit ishte 160. Vajza është britanikja më e vogël që hyn mes kandidatëve të përzgjedhur me teste nga shoqata e inteligjentëve, "Mensa", që sot përfshin 100 mijë anëtarë në gjithë botën.

Vajza gjeni nuk përbën një rast të izoluar, pasi shumë të tjerë janë zbuluar që nga themelimi i shoqatës në 1946.

top-channel.tv


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 02/10/2009 12:35 p.m.
Teilen: