Benachrichtigungen
Alles löschen

1 milion për 1 pikturë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
122 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3056]

Çfarë do të kishit bërë me 1 milionë dollarë? Mos u lodhni se nuk i keni.
E çfarë bënë dikush që ka shuuumë miliona dollarë, si për shembull Brad Pitt? E po shkon në galeri dhe i jap 1 milion për një pikturë. Aktori hollivudian njihet si adhurues i pikturave dhe shpesh i viziton galeritë, e posaçërisht e pëlqen një në Bazel, ku secilin vit mbahet panairi i veprave artistike, e këtë vit u ekspozuan më shumë se 2500.

Pitt i pëlqeu piktura (teknika vaj në pëlhurë), ‘Etapa’ e artistit gjerman Neo Roha. Çmimi-imtësi. Vetëm 680 000 euro apo 960 000 dollarë.
Vitin e kaluar e bleu një pllakë të mermerit, vepër e një dizajnuesi holandez dhe një tepih nga alumini, të cilin e krijoi një kolumbian.
Brad Pitt nuk ishte i vetmi yll në galerinë në Bazel. Atë e vizituan edhe miliarderi rus, Roman Abramovich, mbreti i modës Karl Lagerfield dhe manekinia, Naomi Campbell.


 
Veröffentlicht : 11/06/2009 5:41 p.m.
Teilen: