Tariq Al Swaidan ka zbuluar disa ajete (versete) në Kur'anin e Madhërishëm se një gjë është e barabartë me tjetrën p. sh. burrat janë të barabartë me gratë. Edhe pse kjo ka kuptim vetëm gramatikor, një e dhënë mahnitëse e fjalës burrë në Kur'an është e përmendur 24 herë, dhe se 24 herë është përmendur fjala grua, kështuqë jo vetëm që kjo frazë është e drejtë nga kuptimi gramatikor, por është edhe një e vërtetë matematikore. P. sh. 24 = 24.
Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur'anin, ku thuhet se një gjë është e njejtë me tjetrën. Shiko më poshtë rezultatet mahnitëse të fjalëve të përmendura dhe numrin se sa herë është përmedur në Kur'an në gjuhën arabe.
Dynja (njëri prej emrave për jetë )- 115 herë dhe fjala ahiret (jeta e amshueshme)- 115 herë
Melaike (Engjujt)- 88 herë, shejtani (Satani-)- 88 herë
Jetë- 145 herë, vdekje- 145 herë.
Dobi- 50 herë, korrupcion- 50 herë.
Njerëz- 50, të dërguar- 50 herë.
Iblisi -(mbreti, kryepari i shejtanëve) 11 herë, kërkimi i mbrojtjes prej Iblisit- 11 herë.
Musibah (fatkeqësi, kijamet)- 75 herë, falënderim- 75 herë
Lëmoshë (sadaka)- 73 herë, kënaqësi 73- herë.
Njerëzit që nuk janë të udhëzuar- 17 herë, njerëzit e vdekur- 17 herë
Muslimanë- 41 herë, Xhihad- 41 herë
Ari (dukati)- 8 herë, jetë e lehtë 8 herë
Magji- 60 herë, fitne (ç' orientim, mashtrim)
Zekat (tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit)- 32, berekat (rritja e bagatisë)- 32 herë
Mendja- 49 herë, nuri (ndriçimi, drita)- 49 herë.
Gjuha- 25 herë, predikim- 25 herë.
Dëshirë- 8 herë, frikë- 8 herë.
Fjalimi publik- 18 herë, publikimi, reklamimi- 18 herë
Vështirësi- 114 herë, durim- 114 herë.
Muhammed- 4 herë, sheriati (mësimet e Muhammedit s. a. v. s)- 4 herë.
Burrë- 24 herë, grua- 24 herë.
Dhe… mahnitëse, a?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëshënuara:
Salat (falje, namaz)- 5 herë,
Muaj- 12 herë,
Ditë- 365 herë,
Deti- 32 herë, toka- 13 herë
Deti+ toka= 32+ 13= 45
Deti= 32/ 45* 100= 71.11111111%
Tokë= 13/ 45* 100= 28. 88888889%
Deti+ Toka= 100. 00%
Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji e mbulon 71. 111 % të tokës dhe se toka mbetet 28. 889%.
A është kjo rastësi?!Pyetja është se kush ia mësoi të gjitha këto të dërguarit Muhammed s. a. v. s.?!
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???