Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi | 01 Prill 2011
Në javën e kaluar cekëm disa thënie të njerëzve të mençur të cilët kanë folur rreth vlerave të Kur’anit, e më pas cekëm se populli ynë nuk e njehë sa duhet bukurinë e tij, për çka e ndjejmë obligim që të mundohemi tua sqarojmë atyre në pika të shkurtëra, në veçanti “intelektualëve” të cilët marrin guxim dhe e kundërshtojnë këtë libër madhështorë duke e konsideruar si të prapambetur dhe si të ngushtuar vetëm në rrethin e besimit, por jo edhe më shumë. Thënë të vërtetën Kur’ani edhe është libër fetar dhe se qëllimi kryesor i tij ashtu si i librave tjera të shenjta të mëhershme është të informuarit e njerëzve se kush është Zoti, kush është Krijuesi i njeriut dhe i kësaj gjithësie, pse Ai e dalloi njeriun nga krijesat tjera, pse e solli në këtë botë, çka kërkon nga ai, çfarë obligimi ka njeriu ndaj Tij, çka do bëhet me të pas vdekjes së tij, pse ta ketë jetën e limituar në këtë botë, pse mos të jetë përgjithmonë në të....
a ka botë tjetër pos kësaj, si është realiteti i asaj bote, çka e pret njeriun atje, çka duhet të veproi ai që të jetë i lumtur në të dyja botrat...dhe shumë pyetje tjera përgjigjen e të cilave nuk mund ta gjesh askund pos në Kur’an; pastaj aty gjenden udhëzimet e përsosura se si ta ushqej njeriu shpirtin të cilin e bartë në trupin e tij dhe kurrë nuk arriti ta njoh si duhet, ngase ai është i pa dukshëm dhe i pa prekshëm, por pa të çdo gjë e humb kuptimin! Kur’ani ia mëson njeriut besimin e shëndosh, e ruan atë dhe e largon nga çdo besim i kotë, e mëson sesi duhet ta adhuroi Krijuesin e Tij, në çfarë mënyre duhet ti drejtohet Atij, si ta fitoi kënaqësinë e Tij, etj, për këtë arsye Ai sjellë shembuj të shumtë për ta bindur njeriun se vetëm Ai i ka krijuar njerëzit, se Ai i furnizon ata, Ai ua jap shpirtin dhe ua merr, Ai i ringjall sërish në botën tjetër dhe se çdo gjë në këtë gjithësi është nën dirigjimin e Tij.
I informon njerëzit se Zoti është i Gjallë, Dëgjon, Sheh, është absolut dhe i pavarur nga askush dhe se çdo kush tjetër pos Tij është i varur nga Ai, të gjithë kanë nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për askënd, e tjetër e tjerë. Kur’ani sjell edhe tregime të shumta të popujve të mëhershëm për të treguar se që nga fillimi i kësaj bote njerëzit kanë besuar Allahun në formën e drejtë dhe të duhur, por ndërkohë janë paraqitur edhe besime të devijuara, për çka është paraqitur nevoja për të dërguar profet apo pejgamber të cilët ua kanë tërhequr njerëzve vërejtjen se Allahu do dhe pranon vetëm një fe, vetëm një besim, e ajo është feja të cilën e ka zgjedhur Ai për njerëzimin, siç thotë në një ajet kur’anor: “...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…” (Maide, 3). Fe kjo që ka qenë nga njeriu i parë Ademi dhe ka vazhduar deri sot e kësaj dite dhe se jo rrallë herë Allahu edhe është hidhëruar në disa popuj për shkak të kokëfortësisë së tyre para profetëve të Allahut për çka edhe i ka ndëshkuar, por edhe të tjerët i ka shpërblyer dhe se shpërblimi e ndëshkimi i vërtetë është në botën tjetër pasi të kthehen tërë njerëzit e të ringjallën atje. Por përpos këtyre çështjeve që kanë të bëjnë drejt për së drejti me besim, ky libër në vetën e tij ngërthen edhe shumë gjëra tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njeriut, ngase ai ka zbritur për tua rregulluar njerëzve jetën e tyre fizike dhe shpirtërore, jetën e kësaj dhe botës tjetër. Ai është një katalog i cili e mëson njeriun se si të jetoj, si të punoj, si të jetë i lumtur dhe i sukseshëm me kuptimin e plotë të fjalës. Në Kur’an gjejmë etikë, bile morali është një nga bazat e Kur’anit, prandaj në të është sqaruar mënyra se si duhet të sillet njeriu me prindin, vëllain, fqiun, shokun, mikun, pastaj si duhet respektuar e kujdesur për shtresat e ulëta, si jetimi, i varfëri, e veja, i shtyri në moshë, invalidi etj etj. Në të gjejmë edhe shumë shkenca të cilat i shtjellon disa më gjerë e disa më shkurt për tua zgjuar kurreshtjen shfrytëzuesve të intelektit, ashtu që në oqeanin e tij të madh të dijes e gjen vetën matematicienti, historiani, biologu, gjeografi, fizikanti, gjuhëtari, mjeku, farmacisti, psikologu, filozofi, strategu, eprori, ushtari, polici, tregtari, ekonomisti, biznesmeni dhe shumë e shumë të tjerë. Për të gjithë këta ka mjaft çka tu jap Kur’ani, ngase ai përpos çështjes së besimit –siç u cekë-, shtjellon edhe anën sociale, familjare, shtetërore, ekonomike, politike, ushtarake, e të tjera. Ai shkon edhe më lartë ku i paraprinë shkencës në shumë gjëra ashtu që për çdo ditë sa më shumë që po përparon shkenca aq më shumë po vie në përputhshmëri me Kur’anin dhe se po binden njerëzit e shkencës se ky Libër e përmban të vërtetën absolute siç vet Allahu dëshmon në Kur’an: “ Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53). Prandaj nuk është e çuditshme të shohim se si ky Libër po ndikon me të madhe që njerëzit e dijes të gjunjëzohen para tij, e jo rrallë herë edhe të bëhen mysliman, siç është rasti me filozofin francez Rinih Jinu (Abdul Vahid Jahja) i cili pasi që studioi shumicën e feve pranoi Islamin dhe shënoi shumë libra. Pastaj doktori i njohur francez Morris Bokay , i njohur me librin e tij “ Tevrati, Ingjili dhe Kur’ani”, pastaj Dr.Robert Kirin (Faruk Abdulhakk) doktor në ligjet ndërkombëtare, këshilltarë i ish Kryetarit amerikan Nikson për çështje të jashtme, pastaj studiuesi dhe politikani francez Lijon Rossi, pastaj Fan San Monteh profesor pranë universitetit të Parisit, Yusuf Estes prift protestant në Texas i konvertuar në Islam dhe dhjetra e qindra të tjerë të cilët është e pamundur të përmblidhen në këtë shkrim të vogël. Po të nderuar vëllezër dhe motra, ata nuk kanë qenë ithtarë të Kur’anit, por e kanë studiuar atë ndërsa ne po mjaftohemi vetëm me besimin në të, sikur nuk e dimë se toka edhe nëse është pjellore pa e punuar nuk jep fryte dot! Mbesim me shpresë se të gjithë do ti kthehemi Kur’anit më me seriozitet për ta kuptuar më mirë universalitetin e tij sepse në të është udhëzimi e drita, qetësia e kënaqësia, lumturia e shpëtimi. Kaq kësaj radhe dhe deri në javën e ardhshme paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju
(Eselamu alejkum ve rahmetullah)!
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous