Benachrichtigungen
Alles löschen

Pasuria e Zotit apo e njeriut?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
337 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1784]

Dashuria dhe sinqeriteti, bujaria dhe sakrifica, fryt i lidhjeve mes Zotit dhe robit…

Nëse vërejmë lidhjen mes Zotit dhe robit, do të zbulojmë një lidhje të rrallë dhe të pashoqe. Asnjë lloj lidhjeje nuk mund të krahasohet me të në aspektin e origjinalitetit dhe thellësisë, gjerësisë, gjithëpërfshirjes dhe multidimensionalitetit. Përshkrimi më i thjeshtë që mund t"i bëhet kësaj lidhjeje është lidhja mes Krijuesit dhe krijesës, Zotit dhe robit, Mbretëruesit dhe të mbretëruarit, Gjykuesit Sovran dhe të nënshtruarit ndaj ligjit të Tij. Është lidhje mes Zotit Bujar, e të Mëshirshëm dhe njeriut të nevojshëm për bujarinë e Tij dhe robit të dobët. Atributet e plota të këtij Zoti Bujar, veprimet e tij të mrekullueshme, sundimi i tij i urtë dhe i mëshirshëm dhe përkujdesja e tij e matur dhe e përpiktë, e bëjnë Atë të meritueshëm për një dashuri të sinqertë dhe për një ashk që pushton zemrën. Siç e bën të meritueshëm që për hir të tij të sakrifikohet gjaku dhe shpirti e jo më pasuritë dhe pronat.

Shfaqjet e përkujdesjes gjithpërfshirëse, hyjnore ndaj njeriut.

Nëse do të vërejmë gjithashtu manifestimet e përkujdesjes hyjnore dhe udhëzimin e Tij të pakufishëm të kësaj bote dhe përkujdesjen e Tij të përsosur ndaj njeriut, do të vërtetojmë se Allahu është Ai që i veshi njeriut rrobën e përshtatshme të ekzistencës. Është ai që e ka bërë njeriun të aftë në formën ekzakte dhe të përsosur, për të shfrytëzuar dobitë dhe të mirat e kësaj toke, burimet, thesaret, mjetet dhe energjitë e saj. Ai ia ka inspiruar dashurinë për këto të mira, kërkimin e tyre, sakrificën për hir të tyre dhe rrugët e përdorimit të tyre. Siç ua ka mësuar njerëzve mënyrën e administrimit dhe të shkëmbimit të tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Cilësia hyjnore e përkujdesjes dhe e udhëzimit është reflektuar ndaj të gjitha llojeve dhe kategorive të krijesave.

“Zoti ynë është ai që ç"do sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atëâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 13/02/2009 9:27 p.m.
Teilen: