Benachrichtigungen
Alles löschen

Mrekullia hyjnore na vërteton neve

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
300 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3147]

Rezultate studimesh mahnitëse

Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!

I lartësuar qoftë All-llahu. Në emër të All-llahut fillojmë.

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme. Ja disa shembuj:

Karrota:
Karrota i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

Domatja e kuqe:
Domatja e kuqe e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

Tufa e rrushit:
Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.

I lartësuar qoftë Allahu.

Arra:
Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit.

Fasuleja:
Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre.; ajo i përngjan formës së tyre.

Selino:
Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.

Avokado, patëlxhani dhe dardha:
Avocado, patellxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.

Fiku:
Fiku eshtë pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

Ulliri:
Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas. I lartësuar qoftë Allahu.

Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:

1.Pasha fikun dhe ullirin,
2.Edhe Turi Sinanë,
3.Edhe këtë vend të siguruar!
4.Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të bukur,
5.Pastaj e shtyjmë në fund të fundit,
6.Përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata i pret shpërblim i vazhdueshëm.
7.E çka po të shtyn pra të përgënjeshtrosh botën tjetër?
8.A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës?!

Patateja:
Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

Portokalli, limoni dhe agrumet tjera:Portokalli, limoni dhe argumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit.

Qepa:
Qepa u përngjan qelizave të trupit. Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç'rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 3:15 p.m.
Teilen: