Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vertet që zemrat gjejnë prehje".er-Ra`d -28. dhe : „ Me qëllim që Ai (Allahu) të mund ta bëjë atë që është hedhur e përzier në të nga shejtani, provë për ata, zemrat e të cilëve janë me sëmundje (të dyfytyrësisë dhe të mosbesimit) dhe për ata, zemrat e të cilëve janë forcuar (e bërë gur). Dhe është e qartë se Dhalimunët (mosbesimtarët keqbërës) janë në përçarje e mosmarrëveshje tepër larg; Dhe (me qëllim që) ata të cilëve u është dhuruar dija...
Memori celulare– Zemra nuk është vetëm pompë
( E besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre ...)
MOCION AJETESH PËR SHPRESË
Allahu i Lartësuar në Librin gjykues thotë:"E besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre dhe kur u lexohen Vargjet e Tij (Kur'ani), ato ua shtojnë edhe më Besimin; dhe ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre".el-Enfal -2.
Në këtë ajet madhështorë përshkruhet sinjali në punën e zemrës,e jo siq na kanë njohtuar dijëtarët më parë se,zemra është vetëm pompë që pomponë gjakun dhe se nuk ka lidhje me ndjenja dhe emocione.
Gjithashtu Allahu xh.xh thotë: „ Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vertet që zemrat gjejnë prehje".er-Ra`d -28. dhe : „ Me qëllim që Ai (Allahu) të mund ta bëjë atë që është hedhur e përzier në të nga shejtani, provë për ata, zemrat e të cilëve janë me sëmundje (të dyfytyrësisë dhe të mosbesimit) dhe për ata, zemrat e të cilëve janë forcuar (e bërë gur). Dhe është e qartë se Dhalimunët (mosbesimtarët keqbërës) janë në përçarje e mosmarrëveshje tepër larg; Dhe (me qëllim që) ata të cilëve u është dhuruar dija, të mund ta marrin vesh se ai (Kur'ani) është e vërteta nga Zoti yt, që ata të mund të besojnë në të dhe që zemrat e tyre t'i nënshtrohen atij me përulje. E vërtetë është se Allahu është Udhëzuesi drejt Rrugës së Drejtë i atyre që besojnë. el-Haxh 53-54".
Nga këto ajete konkludojmë se Allahu i Lartësuar përkufizoj veprimin e zemrës, prandaj,zemra qetësohet (prehet),sëmurët,frikësohet,përulët e ngurtësohet.
Po ashtu Zoti xh.xh thotë: „ A është ai të cilit Allahu ia ka hapur gjoksin në Islam duke qenë në dritë prej Zotit të tij (si ai që nuk është musliman)? Mjerë për ata pra, zemrat e të cilëve janë ngurtësuar ndaj përkujtimit të Allahut! Ata janë në gabim e humbje të qartë! Allahu zbriti Fjalën më të shkëlqyer, një Libër (këtë Kur'an) pjesët e të cilit i përngjasin njëra-tjetrës në mirësi e vërtetësi (në përputhje të plotë me tërësinë e tij), shpesh i përsëritur. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre rrënqethen prej tij (kur e lexojnë ose e dëgjojnë atë). Pastaj lëkura dhe zemra e tyre zbutet te kujtimi i Allahut. Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon nëpërmjet tij kë do Ai dhe cilindo që e humb Allahu, atëherë për të nuk ka asnjë udhëzues".
ez-Zumer 22-23.
Edhe në këto ajete vërejmë se zemra ashpërsohet dhe zbutet e këto janë cilësi konkrete(abstrakte),e që ne nga to do prekim-përmendim sipërfaqësishtë diqka në rreshtat në vijim,e që ajo është shprehje e indikacioneve dhe rrefimëve aktuale-faktike,e që këto i trajtonë mediat publike përëndimore dhe i kanë publikuar gazetat më më zë dhe revistat më të spikatura shkëncore.
Pra kjo në qoftë se tregonë diqka,jep të kuptojmë se Kur`ani është libër shpallës nga Ai i Cili i dinë msheftësitë e zemrave, andaj Zoti xh.sh. deklaronë: „A nuk ka ardhur koha për zemrat e atyre që besojnë (Allahun dhe të Dërguarin a.s.) të ndikohen nga Mesazhi Përkujtues i Allahut (Kur'ani) dhe nga ajo që u është shpallur nga e Vërteta (dhe të përkujtojnë Allahun), që të mos bëhen si ata të cilëve u janë dhënë Librat e Parë (si jehuditë e të krishterët) më përpara, për të cilët kaloi shumë kohë dhe zemrat e tyre u forcuan (u bënë gur)? Dhe shumica e tyre ishin Fasikunë (të pabindur, të panënshtruar ndaj Allahut duke kaluar çdo kufi)" el-Hadid – 16.
RREFIME AKTUALE
Një gruaje e quajtur Clear Selvia me 29.05.1988 i ishte transplatu(mbjellë) zemra dhe mushkëria nga një djaloshë 18 vjeqarë që kishte vdekur në një aksident trafiku. Kjo grua pas transplatimit(zemrës e mushkërisë) kishte sjellje mashkullore,konsumonte disa ushqime që nuk mundë t`i hante më parë si: specat e gjelbërtë,përdorimin e birrës dhe kositjën e barit(kullosat).
Kështu kur kishte takuar familjën e djaloshit(që ia kishin dhuru zemrën),u bëhet e qartë se sjelljet e saja përngjasonin pothuajse terësishtë me sjelljet e djalit të tyre. Shkënctarët nuk e kishin besu këtë ndodhi duke thënë së është sjellje rastësie, mirëpo, disa prej tyre u shprehen si argument në ekzistimin e të ashtuquajturës"memori celulare" e cila më pastaj me përparimin e shkëncës, u bë shkasë që t`i bëhet një studim shkëncorë transplatimit apo siq quhet ndryshe mbjella e zemrës.
MEMORIA E CELULARE
U zbulua se qdo celulë në trupin tanë përbëhet nga njohuri përsonale dhe historike tonat,dhe jo vetëm kaq,por ajo posedonë meditim-memori speciale,në rastin e transplatimit të organit nga një përsonë në tjetrin,ngase në këtë rastë celulat bartën nga përsoni në tjetrin.
Argumenta për këto paraqitje është se,sa më shumë të bartën organët e transplatuara aq më shumë kemi të bëjmë me paraqitje të sjelljeve imituese,dhe atë në imtësi(thellësi).
SHKËMBIM KOMUNIKATASH
Dr.Candis Bayret autore e librit"përceptimët ndijiore" ka zbuluar se:qdo celulë në trup dhe tru, shkëmbejnë komunikata të sigurta nepërmjet rruzave të bardha të gjakut, në formë sistem-vargu të shkurtër, që më parë bindja ishte se ekzisistonë vetëm në tru,mirëpo,ja që u vërtetu ekzisistimi edhe në pjesë të tjera të trupit si: zemra dhe organët e frymëmarrjës,dhe se memoria nuk ruan apo deponon vetëm në tru,por gjithashtu dhe në celulat e brendëshme të trupit tonë si dhe në gjerësi të lekurës.
Dr.Andrea Armour në vitin 1991 bëri të ditur se,në zemër gjëndet një tru i vogël,i cili përbëhet nga rrjete celulare frymorë(shpirtërore),mbartës kemikale,proteina,e celula përforcuese,të cilat punojnë në mvetësi nga celulat e trurit,të afta për të mësuar dhe mbajtur në mendë edhe ndjenjat dhe përjetimet, e që më pastaj i dërgojnë njohuritë në tru.
E para-palca e zgjatur e cila rregullonë enët e gjakut, E dyta -në qëndrat e trurit të përqendruara në arritjën dhe marrjën e vendimëve dhe aftësitë mendor.
Më tej ky shkënctarë pohonë se celulat frymore(shpirtërore) që gjëndën në zemër të mbartura,në qoftë se transplatohen, atëherë këto celula ndihmojnë në veprime dhe dërgojnë sinjale nga memoria e tyre e hershme në tru tek përsoni i ri.
Gjithashtu aparati marrës i zemrës së transplatuar vjen në nivel celularë të zemrës e cila është speciale për dhuruesin dhe e cila ndryshon nga aparati marrës i përsonit që i është transplatuar zemra,andaj për këtë arsye i sëmuri gdhinë dy llojësh prestidigjitatorë nga aparati marrës celularë.
ZEMRA A THUA MEDITONË?
Shkënctarët mendojnë se e ashtuquajtura teori"fjalët (thashëthemët) spitalore" sa i përket rregullativave spitalore ndalonë qfarë do njohurish nga dhuruesi,e po që se paraqitet tek vepruesi përgjatë ndalimit,atëherë ka mundësi të ndikojë tek përsoni që është kryer operacioni transplatorë dhe kjo për shkakë të asaj që ekzisistonë memoria celulare.
ARGUMENTE DHE TREGIME TJERA
Pol Piersal mjek imunologë dhe autorë i librit „kodi-shifra e zemrës" i dha një studimë të gjatë kësaj qështëje,ku në vitin 2002 e përfundojë me temën:"sjelljet tek njerëzit që kanë transplatuar janë të njejta me sjelljet e përsonave dhurues". Ky shkënctarë përgjatë një viti studimi perfshiu 74 përsona që u ishin transplatuar organët,prej tyre 23 transplatim-zemre ku dhe përmend gjëndjën e disa prej tyre:
Rasti i parë – gjëndja e një të riu 18 vjeqarë,shkruante poezi i binte instrumentëve dhe këndonte, e i cili vdiq në një aksidënt automobilistik të cilit më pastaj iu bartë zemra po ashtu tek një vajzë 18 vjeqare,e që kur ishte takuar më pas më prinndërit e dhuruesit(djalit) kishte filluar t`i bjenë atij instrumenti muzikorë që i binte djali i tyre i ndjerë, por më qudi kishte shpreh fjalët e këngës që i përseriste shpesh herë djali,edhe pse ajo nuk e kishte ndëgjuar (këngën)asnjëherë më parë.
Rasti i dytë- Një njëri i bardhë mosha e të cilit ishte 48 vjetë,kishte transplatuar një zemër të një djali të zi 17 vjeqarë.Pranuesi i zemrës ishte befasuar pas operacionit transplatorë,ngase ishte shëndrru në përsonë i cili dashuronte muzikën klasike,e që më vonë kishte zbuluar se dhuruesi (i zemrës)kishte qënë i dhënur pas kësaj llojë muzike.
Rasti i tretë- ngjarja e një të riu i cili pas që kishte dalë nga operacioni transplatorë kishte filluar të përdorte fjalë quditëse(të pa njohura më parë) dhe atë për gjatë tërë kohës,më vonë pas që ishte takuar me bashkëshortën e dhuruesit të zëmrës,kishte kuptuar se kjo fjalë kish qënë fjalë sekreti në mes tyre, e që kjo d.t.th.se qdo gjë u qartësua sipas rregullit.
BESO APO MOS BESO!
Një vajze 8 vjeqare i ishte transplatuar zemra e që kjo zemër ishte marrë nga një vajzë e vrarë(e mbyytur) mosha e së cilës ishte 10 vjeqe,pas transplatimit vajza ishte prekur me shtrëngime të frikëshme,ku paraftyronte vrasësin(mbytësin) duke mbytur vajzën.Këto shtrëngime ishin shkatërruese e që si pasoj e kësaj,prindi i saj shkonë tek psikologu. Paraftyrimët të cilat i përejtonte vajza ishin të qarta e kërcënuese në atë shkallë sa që mjeku dhe e èma lajmërojnë policinë,ku përshkruajnë pamjën e vrasësit që i paraqitëj vajzës në ëndërr. Policia mbasë përshkrimit që kishin denoncuar kriminelin,kishin arritur ta kapin dhe ta burgosin vrasësin,ngase përshkrimi i vrasësit nga ana e vajzës ishte më se e vërtetë.
NDIKIMI I ZEMRËS NË TRU
Shkënctarët gjithmonë kanë folë dhe atë për një kohë të gjatë se zemra pranonë sinjalet e ardhura nga truri, mirëpo,sot kanë arritur në përfundim se keto dyja kanë marëdheniet dinamike dypalëshe dhe se të dyja ndikojnë tek nëra tjetra. Andaj,studiuesit përmendën se zemra në tru,ka katër mundësi ndikimi:
1.shpirtërore – në aspektin pulsiv( rrahjeve frymore të zemrës),
2.kemikale-me ndërmjetsimin e hormonëve dhe bartjën e frymës,
3.psiqikë- me anë të shtypjës(levizjës) së gjakut,
4.në bazë të letrës- me anë të rrymës magnetike.
Rryma e zemrës është më e fortë për 60 herë se sa e trurit,ndërsa rryma magnetike është 5000 herë më e fortë se sa e trurit.
FORCA APO QENDRUESHMËRIA E ZEMRËS
Njëri nga shkënctarët i cili merrët me studimin e forcës së zemrës shkonë në univerzitetin e Arizonës ku studion 300 raste të transplatimit të zemrës,dhe thotë:Më të vërtetë forca dhe njohuritë(të dhënat) në mes zemrës dhe trurit(mendjës),janë reciprokishtë dyfishi i rrymës magnetike.Prandaj,në këtë drejtim është e mundur që në të ardhmën zemra e pranuesit(transplatuar) të pranojë sinjale të rrymës magnetike nga zemra e dhuruesit.,nga ajo që pretendonë studimi dhe angazhimi i bazave të biologjisë.Për këtë sa i përket atij që ka transplatuar zemrën të cilët ndiejnë ndryshime në përsonalitetin e tyre apo në rregullin ushqimorë dhe në përgjigjëjën në pyetje me rëndësi,sa që ndërhyjnë- trokasin dhe në aspektin moral,pra në qoftë se kryhet bartja e zemrës nga përsoni mbytës apo kriminel apo nga qfarë do përsoni me sjellëje të këqija tek përsoni me sjellje të mirë,atëherë ,si do vëndosët në situata të tilla në lidhje më këtë qështëje?
Q`KA PAS GJITHË KËSAJ?
Në përfundim,konkludojmë se,Kur`ani është libër i vërtetë ashtu siq e ka përshkru Allahu i Lsartësuar: „Nuk hyn gënjeshtra në të as nga para, as nga prapa: ai është i zbritur nga (Allahu) më i Urti, më i Denji dhe Zotëruesi i të gjitha lavdërimeve",fussilet -42,prandaj këto karakteristika apo tipare dhe sinjale,nuk janë asgjë tjetër vetëm se argument se zemra ka lidhje me sjelljët shpirtërore dhe më qështjët e besimit dhe mos-besimit
A thua kjo jep sinjal edhe më të fortë në kuptimin e këtyre ajetëve fisnike:
„A nuk mendojnë thellë ata në Kur'an, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për t'a kuptuar atë)?A nuk mendojnë thellë ata në Kur'an, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për t'a kuptuar atë)?".Muhamed -24.
„Ditën kur gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për çfarë ata kanë vepruar". En-Nur -24.
Në të ardhmën e afërt me lejën e Allahut të Lartësuar do bëjmë një studim të veqantë në vërtetimin e cilësive(sifatëve),të cilat përmendë Kur`ani në lidhje me zemrën dhe atë në aspektin shkëncorê,dhe më pastaj do të shohim se q`do fjalë që përmendët në librin e Allahut, ka argumente të vërteta konkrete dhe shkëncore, në formën e së cilës argumenton se Kur`ani është libër shkëncorë.
„Këto janë Ajetet (provat, shenjat, shpalljet) e Allahut, të cilat Ne t'i rrëfejmë me imtësi ty (O Muhammed) me të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjale pas Allahut dhe Ajeteve të Tij do të besojnë ata?" el-Xhathije -6.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous