Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij,Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
S"ka dyshim se mosfalja e namazit ka pasoja të mëdha dhe të rrezikshme në dynja dhe në ahiret. Ne do të cekim disa prej tyre dhe lusim Allahun që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e namazit dhe ta kenë parasysh se ç"do t'i godasë ata që nuk e falin namazin.
1. Lënia e namazit është shkak për ndëshkimin në varr
Allahu xh.sh. thotë: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë." (Ta Ha, 124)
Komentuesit e Kuranit kanë thënë se fjala "do të ketë jetë të vështirë" ka për qëllim ndëshkimin në varr dhe dihet fare mirë se ndëshkimi në varr është një jetë shumë e vështirë.
Ai që e lë namazin ka bërë një vepër shumë të keqe, e cila do ta shoqërojë edhe në varr. Pejgamberi alejhi selam, kur tregonte për personat e këqij që vdesin, thoshte: "Pastaj i vjen ati (në varr) një njeri me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqija, me erë të keqe dhe i thotë: “Përgëzohu me veprat e tua të këqija, kjo është dita e cila të është premtuar.â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous