Benachrichtigungen
Alles löschen

Gruaja qe flet me Kur'an

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
247 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#894]

Ishte ulur një grua arabe, e cila flet me Kur"an, nën hijën e një lisi, e cila ishtë nisur për në haxhxh.Erdhi tek ajo Abdullah ibn Mubareku, i cili gjithashtu është nisur për në haxhxh,dhe i tha: Esselamu alejkum!
Ajo iu pergjigj:Paqja e Allahut qofte me ju do te jene thenie te Zotit te meshirshem.(Jasin 58,)
Ai e pyeti:Qka po ben ketu?
Ajo iu pergjegj:Ate qe Allahu e le ne humbje,ate nuk mund kush ta udhezoje.(Earaf 186,)
Ai e pyeti :Ku po shkon?
Ajo iu pergjegj:Pa te meta eshte Lartemadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Harami (Qabja) gjere ne Mesxhidi Aksa.(Isra,1)
Ai e pyeti:Sa kohe ke kalu ketu?
Ajo iu pergjegj:Tri net.(Merjem,10)
Ai e pyeti:Ku e ke ushqimin?
Ajo iu pergjegj:Ai(Allahu) me ushqen dhe me jep te pie.(Shuara,79)
Ai e pyeti:Ku e ke ujin per abdest?
Ajo iu pergjegj:Nese nuk gjeni uje atehere mesyne dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart(tejemum).(Nisa,43)
Ai I tha: Ky eshte ushqim,ha.
Ajo iu pergjegj:Agjerimin plotesone deri ne mbremje.(Bekare187,)
Ai I tha:Ky s"eshte muaji I Ramazanit.
Ajo iu pergjegj:E kush ben ndonje te mire nga vullneti, s"ka dyshim se Allahu eshte Shperblyes dhe I Gjithdijshem.(Bekare58)
Ai I tha:Lehtesimi gjate udhetimit qe te mos agjerohet.
Ajo iu pergjegj:Po qe se e dini agjerimi eshte me I mire per ju.(Bekare 184,)
Ai I tha:Fol sipas fjaleve te mia
Ajo iu pergjegj:Qe ai nuk hedh ndonje fjale e te mos jete prane tij percjellesi I gatshem.(Kaf 18,)
Ai I tha:Nga cili fis je?
Ajo iu pergjegj:Mos iu qas asaj per te cilen nuk ke njohuri, pse te degjuarit, te pamet dhe zemra, per te gjitha keto ka pergjegjesi.(Isra,36)
Ai I tha:Me fal gabova.
Ajo iu pergjegj:Une nuk do t"ju qortoj juve Allahu ju falte juve.Ai eshte me meshirues I meshiruesve.(Jusuf,92)
Ai I tha:A do ta vazhdon rrugen me deven time?
Ajo iu pergjegj:E per te mire qe beni Allahu e di.(Bekare,197)
Ai I tha:Hipi deves ajo eshte ulur.
Ajo iu pergjegj:Thuaju besimtareve ti ulin shikimet e tyre.(Nur,30)
Falenderuar qofte Ai qe I nenshtroi keto per neve, pse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete.Dhe ne me siguri do te kthehemi te Zoti yne.(Zuhruf,13-14)
Pasi qe e mori deven per litar ajo I tha:Te jesh I matur ne ecjen tended he ule zerin tende.(Llukman,19)
Filloi te ece ngadal dhe duke kendu me ze te ulte ajo I tha:Lexoni prej Kur"anit ajo qe u vie me lehte.(Muzzemmil,20)
Kur e pyeti a je e martuar?Ajo iu pergjegj:O ju qe keni besuar mos pyetni per sendet qe nese u thuhet do ta ndieni keq veten.(Maide,101)

E kur erdhen deri te karavanet e saja ai e pyeti:A e ki ndonje femi apo ndonje farefis ketu?Ajo iu pergjegj:Pasuria dhe femijet jane stoli e jetes se kesaj bote.(Kehf,46)
Kur e pyeti :Qka bejne femijet e tu ne karavan
Ajo iu pergjegj:Vuri edhe shenja te tjera(per orientim),ndersa(naten ) ata orientohen me ane te ujeve.(d.t.th.femijet e saj jane udhezues).(Nahl,16)
Kur e pyeti per emrat e femijeve te saj,ajo iu pergjegj:Allahu e zgjodhi Ibrahimin te dashurin me te ngushte.(Nisa,125)
E Musait I foli Allahu me fjale.(Nisa,164)
O Jahja merre librin me shum kujdes.(Merjem,12)
Kur ajo I thiri femijet e saj me emra ata u pergjigjen ,kurse ajo iu tha:Dergonie njerin prej jush me kete argjend(monedhe argjendi)ne qytet,e te zgjedh ushqim me te mire,e tju sjelle ate juve(Kehf,19)
Pasi erdhen me ushqim femijet e saj,ajo I tha ibni Mubarekut:â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 27/10/2008 2:24 p.m.
Teilen: