Ehlu sunneti në themelet e besimit (bazat e fesë) mbështeten në ate me të cilën ka ardhur Pejgamberi. Dhe esenca e fesë është; besimi në ate me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sikur që u sqarua më parë. Dhe mu për këte është se dy ajetet e fundit të sures Bekare kanë një rëndësi të madhe, ngase ngërthejnë në vete këtë esencë, që nuk është në ajete vecc këtyre dy ajeteve. Në sahihejnet (dy sahihet, sahihul-Buhari dhe sahihul-Muslim), përcillet nga Ebi Mes"ud Ukbe ibën Amr, nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se ka thënë: “"Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare, në mbrëmje, i mjaftojnë." (Buhari nr.4008, Muslim 808, etj. Fjala-i mjaftojnë- ka kuptimin se i mjaftojnë në vend të namazit të natës, ose në përgjithësi është në vend të leximit të Kur"anit, ose për mbrojtje nga Shejtani dhe sherri i tij, ose se i mjaftojnë këta dy ajete për ta larguar sherrin e njerëzve dhe xhinnëve. Transmeton Ahmedi 4/118 nga Ebu Mesud el-Bedri, merfu: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare, në mbrëmje, i mjaftojnë në vend të kijamul-lejl [namazit të natës]â€
Benachrichtigungen
Alles löschen
Kurani
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
377
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 12/02/2008 6:31 a.m.