Benachrichtigungen
Alles löschen

Ceshte Kurani??

4 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
501 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#95]

Kur"ani është shkrimi i shenjët i fesë islam, fjalë e All-llahut. Sipas shpjegimit fetarë Kurani përkufizohet : Kur"ani është fjalë e Zotit e mbinatyrshme e shpallur Profetit Muhammed në gjuhën arabe, e shkruar në mus"haf (në prezencën e profetit), e transmetuar me besnikëri, kurse vetë leximi i Kur"anit është vepër e devotshme - adhurim.


 
Veröffentlicht : 09/10/2007 10:52 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Rreth Kur`anit famëlartë

Muaji i Ramazanit - në të cilin filloi të shpallet Kur"ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra.

... Sikur të ishte (Kurani) prej dikut tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.

Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: “Sillna një Kur"an tjetër, ose ndryshoje këtë!â€


 
Veröffentlicht : 09/10/2007 10:54 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kur'ani-shpallje hyjnore

Muslimani beson në Kur'anin Fisnik, në Librin të cilin All-llahu ia zbriti më të mirit njeri dhe më të mirit pejgamber, të dërguarit tonë Muhammedit, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), siç u zbriti librat tjerë pejgamberëve të mëparshëm. Ai me ligjet dhe rregullat e tij zëvendësoi të gjitha ligjet dhe rregullat e librave të mëparshëm hyjnor, ashtu siç zëvendësoi me mesazhin e Muhammedit çdo mesazh të pejgamberëve të mëparshëm. Besimtari beson se ai është Libri gjithpërfshirës i ligjit më të madh hyjnor. Zbritësi i tij garantoi që kush e zbaton atë do ta bëjë të lumtur në të dy jetërat, dhe premtoi se kush ia kthen shpinën atij dhe nuk e zbaton do ta bëjë të dëshpëruar në të dy vendbanimet (në këtë botë dhe në të ardhmen). Besimtari beson se ai është Libri i vetëm të cilit All-llahu i ka garantuar ruajtje nga heqja apo shtimi në të, nga ndryshimi apo zëvendësimi, dhe se i tillë do të mbetet deri në fund të kësaj jete, duke u mbështetur në argumentet dhe dëshmitë e teksteve islame dhe në ato logjike:


 
Veröffentlicht : 09/10/2007 10:55 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

" Eshte e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh"

(Kur'an) ( Isra.9)

"Zoti juaj ka thënë: Më thirrni mua unë ju përgjigjem e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj meje,do të hynë të nënqmuar në xhehenem"

(Kur'an) ( Gafir.60)


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 19/07/2008 2:31 p.m.
Teilen: