Benachrichtigungen
Alles löschen

Bukuria e Kuranit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
300 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3590]

Bukuria e Kuranit
" Kushdo që e dëgjonte Kuranin, nuk kishte zgjidhje tjetër por t'i nënshtrohej atij …"
E hënë, 10 Gusht 2009 13:29

Autor: Hamza Tzortzis

Mustafa Sadiq al-Rafi, nga Egjipti, shkruan për anën estetike të Kuranit: "Kushdo që e dëgjonte Kuranin, nuk kishte zgjidhje tjetër por t'i nënshtrohej atij… çdo pjesë e trurit të tij prekej nga tingulli i pastër dhe melodiozë i fjalëve dhe pjesë pas pjese ai përvetësonte harmoninë e tij, përsosmërinë e strukturës dhe përfundimin e tij të formal. Nëse një pjesë i recitohej, i dukej sikur diçka ndizej brenda tij".

Arbuthnot e shpjegon këtë efekt të stilit kuranor në librin e tij "Ndërtimi i Biblës dhe i Kuranit": "Gjuha e Kuranit pranohet se është gjuha standarde arabe. Stili i Kuranit është përgjithësisht i bukur dhe e rrjedhshëm dhe në shumë vende, veçanërisht aty ku përshkruhet madhështia dhe cilësitë e Zotit, është sublim dhe madhështor. Ai ia doli mbanë dhe pushtoi mendjet e dëgjuesve të tij, saqë disa armiq të tij menduan se ishte ndikimi i ndonjë magjie".

Ana estetike e Kuranit nuk është një mjet letrar në vetvete, por është një shfaqje e bukurisë së saj letrare në psikikën e njeriut. Ky element estetik mund të duket subjektiv, por nxjerr në pah të gjitha strukturat e tjera objektive letrare dhe i vendos në kontekstin e jetës, të përvojës dhe njerëzimit; duke e bërë Kuranin, si rrjedhim, real.

Montet në përkthimin e tij të Kuranit e shpjegon tiparin unik të Kuranit: "Të gjithë ata që e njohin Kuranin në arabisht e lartësojnë bukurinë e këtij libri fetar; madhështia e formës së tij është kaq sublime, saqë asnjë përkthim në gjuhën evropiane nuk na e jep mundësinë ta vlerësojmë atë".

Një histori e rëndësishme e atyre që kanë pranuar Islamin siç tregohet nga Ibn Hishami dhe Ibn Kethiri, ishte ajo e shokut të profetit, Umerit. Atë ditë që ai kishte planifikuar të vriste profetin, mori vesh se motra e tij me të shoqin kishin pranuar Islamin. I tërbuar shkoi në shtëpinë e tyre. Para se të hynte dëgjoi dikë që po u lexonte Kuranin. Umeri, me fizik të bëshëm e të fuqishëm, hyri me forcë në dhomë. Lexuesi u mundua të fshihej sa më shpejt që të mundej, ndërsa motra e tij Fatimja i mori faqet e Kuranit dhe u përpoq t'i fshihte.

- Ç'janë këto gjepura që dëgjova? – klithi Umeri.
- Asgjë, - u përpoqën ta qetësonin Fatimja me të shoqin.
- Më kanë thënë se ju të dy keni pranuar Muhamedin dhe fenë e tij, - bërtiti Umeri, dhe u drejtua të godiste kunatin, por Fatimja doli para tij dhe Umeri e goditi atë pa dashur.
- Po. Ne jemi myslimanë dhe besojmë Zotin dhe të dërguarin e Tij, dhe ti mund të bësh ç'të duash! - thanë Fatimja me të shoqin.

Umeri i penduar që kishte goditur të motrën, pasi po shikonte gjakun në fytyrën e saj, kërkoi të lexonte shkrimet e shenjta që ajo kishte dashur t'i fshihte. Fatimja e bindi të kryente larjen rituale dhe pastaj i dha shkrimet. Umeri nisi të lexonte suren Taha dhe vetëm pas disa ajetesh ai ndali dhe tha duke qarë: "Sa të bukura dhe fisnike janë këto fjalë!".

Guillame thotë për cilësitë estetike të Kuranit: "Ai ka një ritëm të veçantë dhe intonacion që të tërheq. Shumë arabë të krishterë flasin për stilin e tij me admirim dhe shumica e dijetarëve të specializuar për gjuhët arabe e pranojnë përsosmërinë e tij. Kur lexohet me zë ose këndohet ai ka një efekt pothuajse hipnotik..."

Ky efekt i Kuranit ndryshoi zemrat dhe mendjet e shumë arabëve në kohën e shpalljes së tij. Arabët jomyslimanë të asaj kohe e kuptuan fuqinë e Kuranit dhe përpiqeshin ta ulnin efektin e tij duke bërtitur, duke përplasur duart, duke kënduar dhe duke biseduar me zë të lartë. Ebu-Zahra komenton lidhur me këtë: "Armiqtë më të mëdhenj të Muhamedit kishin frikë se Kurani do të ndikonte tek ata, ndërsa ata preferonin mungesën e besimit dhe jo besimin dhe donin t'i shmangeshin rrugës së drejtë. Si rrjedhim, ranë dakord të mos e dëgjojnë Kuranin. Ata e dinin se kushdo që e dëgjonte atë prekej nga forca e tij shprehëse dhe solemne që e tejkalonte forcën e njeriut. Ata ishin dëshmitarë që njerëzit, madje dhe personalitetet , të shquarit dhe të fuqishmit, e besonin atë njëri pas tjetrit. Islami u forcua, besimtarët u shtuan, politeizmi u dobësua dhe numri i përkrahësve të tij u ul".

Historianët dhe linguistët kanë rënë dakord se arabët në kohën e shpalljes ishin të parët në përdorimin e gjuhës së tyre,. Citimi i mëposhtëm i Ibn Rashik e ilustron rëndësinë që lidhet me gjuhën. Ai shkruan: "Sa herë që dilte një poet nga një fis arab, fiset e tjera shkonin i uronin, përgatisnin festa, gratë mblidheshin bashkë si nëpër dasma, të rinjtë dhe të vjetrit gëzoheshin për lajmin e mirë. Arabët e uronin njëri-tjetrin kur lindte një fëmijë dhe kur nga mesi i tyre dilte një poet".

Ibn Haldun, dijetar i shquar i shekullit XIV, është shprehur për rëndësinë e poezisë në jetën arabe: "Duhet të dihet se arabët e lartësonin shumë poezinë art i të folurit. Prandaj e bënë atë arkivin e historisë së tyre, fakt për atë që e konsideronin të mirë dhe të keqe dhe bazën kryesore të referimit për pjesën më të madhe të shkencave dhe urtësisë së tyre".

Një dijetar i hershëm Ibn Faris shkroi për të njëjtën temë, por komentoi më tej për cilësinë e poezisë që u kompozua gjatë epokës paraislame: "Poezia është arkivi i arabëve; tek ato janë ruajtur gjenealogjitë e tyre; ai hedh dritë mbi gjërat më të errëta dhe të çuditshme që gjenden në Librin e Zotit dhe në traditën e të dërguarit të Zotit dhe të shokëve të tij. Ndoshta një poemë mund të jetë më e ëmbël dhe më elegante se të tjerat, por asnjërës prej poemave të lashta nuk i mungon shkalla e përsosmërisë".

Nëse një komb i tërë që shquhej për përdorimin e gjuhës së tij nuk arriti ta sfidonte Kuranin atëherë ky realitet duhet ta bëjë njeriun të mendojë, siç u shpreh Gib: "Atëherë, nëse Kurani do të ishte krijimtaria e tij, të tjerët mund të konkurrojnë me të. Le të krijojnë dhjetë vargje si të tij. Nëse nuk munden (dhe është e qartë që nuk munden) atëherë le ta pranojnë Kuranin si një mrekulli të qartë dëshmuese".

Hirschfield komenton: "Kurani është i paarritshëm, për sa i përket forcës bindëse të elokuencës dhe përbërjes".

www.vizion-islam.com


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/08/2009 1:29 p.m.
Teilen: