SHBA: dy shqiptar vdesin njëri në gjendje kritike
Dy të rijnë shqiptarë kanë mbetur të vdekur në vend dhe një i ri tjetër ishte duke luftuar për jetën e tij, pasi makina e tyre u përplas me një mbikalim në një rrugë kryesore në Bronx - Nju Jork, ka njoftuar agjencia informative "Presheva Jonë" duke ju referuar burimeve të policisë amerikane.
Ngjarja me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 6:30 pasdite me kohën e Nju Jorkut, kur shoferi i 20-vjeçar u përpoqën për të kaluar një kamion të ngarkesave të rënda në pjesën Lindore të rrugës Fordham Road
Sipas policisë aksidenti i rëndë ndodhi ngaqë shpejtësia mendohet të ketë qenë shkaku mbasi shoferi i autoveturës ka tentuar të manovrojë për të mos goditur kamionin dhe për pasojë duke i dalë automjeti jashtë kontrollit është përplasur në mbikalimin e rrugës.
Dy të vdekurit sipas policisë janë të gjinisë mashkullore jtë moshës nga 16 dhe 19, që u deklaruan në vend të vdekur. Shoferi i automjetit një 20 vjeçar është në gjendje kritike dhe është duke luftuar për jetë.
Raporti i parë i policisë theksojnë se:" Nuk ishte e qartë nëse ndonjë prej viktimave ishin të lidhur me rripin e sigurimit të tyre", dhe se cilat kanë qenë shkaqet që çuan deri në këtë aksident me pasoja tragjike . Ata thanë se hetimet vazhdojnë dhe pritet të dalin me një raport të plotë.