Fier / GJindet i vdekur djali i Faik Myrtajt
Djali i demonstruesit Faik Myrtajt, të vrarë në demonstratën e opozitës më 21 janar, u gjet i vdekur të hënën në fshatin Kreshpan të Fierit.
Sipas policisë Bardhosh Myrtaj, 22 vjeç u gjend i pajetë me një plumb në kokë nga daja i tij, jashtë banesës ku jetonte me familjen. Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta pasi i riu ka marrë në telefon dajën e tij, që të shkonte të merrte motorrin në vendin ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se rreth 5 orë para se të ndodhte krimi, i riu ka shkruar në Facebook këtë status: "Nëse se ke zgjedhur rrugën tënde, atëherë zgjidh më të mirën se unë fitova llotarinë".
Policia po heton për rrethanat dhe autorët e mundshëm të krimit, por nuk përjashton as pistën e vetëvrasjes.
