Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në 6-mujorin e parë të vitit 2008 në vendin tonë janë raportuar gjithsej 25 raste të vetëvrasjes dhe 105 tentim vetëvrasjeje.
Vitin e kaluar janë regjistruar 58 vetëvrasje, ndërkaq sipas rajoneve më së shumti vetëvrasje janë shënuar në Prishtinë - 7, në Pejë 4, në Prizren 5, Mitrovicë 5, Gjilan 3, Ferizaj 1.
Ndërkaq, viktimat sipas nacionalitetit janë: shqiptarë 21, serbë 3, të tjerë 1; sipas gjinisë: meshkuj 20, femra 5; dhe, sipas moshës janë: deri 18 vjeç 1, 18-30 vjeç 4, 30-40 vjeç 3, mbi 40 vjeç 17.
Dhjetë shtatori është Dita botërore e parandalimit të vetëvrasjes. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në botë një tentim vetëvrasjeje ndodh në çdo tre sekonda dhe se në çdo minutë ndodh një vetëvrasje.
Sipas vlerësimit të OBSH-së rezulton se më shumë njerëz vdesin me vetëvrasje sesa në konflikte të armatosura. /qik/
E mërkurë, 10 Shtator 2008
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous