Benachrichtigungen
Alles löschen

koha e kometes

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
584 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4549]

Shqipëria e përshkuar nga protagonisti i filmit “Koha e kometës” paraqet një multikulturalizëm tolerant që i gjen në luftë alternativat e veta të krisura.

Ushtarë të painformuar përfshihen në konflikt dhe tronditje kulturore në filmin “Time of the Comet,” të regjisorit shqiptar Fatmir Koçi ("Tirana viti zero"), që i bashkon absurditetin e luftës me absurditetin e plotë që në një kohë ka qenë Shqipëria.

I vendosur pak para Luftës së Parë Botërore, filmi rrëfen për aventurat pikareske të një heroi të ri që i bind pesë bashkëfshatarë për ta ndjekur atë në betejë. Gjatë rrugës, ata ndeshen me udhëheqësin homoseksual të banditëve, me një mbret të sjellshëm prusian, me një murgeshë të kryqëzuar dhe një mysliman që vetëflijohet, derisa fati i kombit varet nga një lafshë penisi. Romantik, tragjik dhe thellësisht shumë zbavitës, “Time of the Comet” mund të gjallërojë vendtakimet artistike.

Pasi mëson se Shqipëria nuk është më nën sundimin otoman, Shestani (Blerim Destani), i armatosur me një hartë të vjetruar (kufijtë kombëtar ndërrohen për çdo javë), fillon një aventurë me njerëzit e vet për të mbrojtur mbretin e sapoemëruar të Shqipërisë. Banda e fundërrinave kapërcen kufij të brendshëm të panumërt, secili i deklaruar si protektorat i një fuqie të huaj.

Në një prej shakave më të dalluara të filmit, grupi arrin pranë shtyllave drejtuese të ngjeshura që mbajnë shigjeta në drejtim të gjysmës së kombeve të Europës.

Grupi i improvizuar më në fund arrin te Mbreti Wied (Thomas Heinze), i cili ka problemet e veta të veçanta etnike. I ballafaquar me një zgjedhje ndërmjet fronit të tij dhe
lashkës së penisit (popullata shumicë myslimane e Shqipërisë kërkon nga ai që të bëhet synet), Wied abdikon.

Ndërkohë, vetë Shestani ka vëmendje tërheqëse – disa e mirëpresin, e disa jo. Gjatë rrugëtimeve të tij, ai takohet befas me Agnesën (Masiela Lusha), një femër e re e këndshme e detyruar nga babai i saj për t’u bërë murgeshë në mënyrë që t’u ikë ushtarëve shkatërrimtarë.

Magjepsja gjithashtu e preokupon kryekomandantin e frikshëm, që kërkon kthimin e Sulltanit, Kus Bababj (Çun Lajçi), i cili, në vend që ta sulmojë Shestanin, i qepet pas, i çmendur nga epshi për heroin tonë të bukur.

Shqipëria e përshkuar nga Shestani paraqet një multikulturalizëm tolerant që i gjen në luftë alternativat e veta të krisura. Përplasja e Shestanit me një tufë maqedonësh rezulton me një show muzikor në të cilin meloditë folklorike të të dy anëve lëshohen para e mbrapa me aranzhime dhe instrumente të ndryshme.

Protagonistët e Koçit i zotërojnë të dyja heroizmin dhe mungesën e informacionit, ndërsa saga e tyre përmban romantikën dhe absurdin


 
Veröffentlicht : 18/04/2010 1:37 p.m.
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 

Festivali dje u hap me "Numërore e gabuar" e regjisorit Mahmut Fazil Xhoshkun, ndërsa në mbrëmje do të shfaqen edhe "Bornova, Bornova" në regji të Inan Temelkuranit dhe "10 deri në 11" e Pelin Esmerit.

Në Kinotekën e Maqedonisë prej mbrëmë e deri më 20 dhjetor mbahet festivali i filmit bashkëkohor turk, i titulluar "Festival në rrota". Në tre mbrëmjet e festivalit do të shfaqen nga tre gjegjësisht gjithsej nëntë filma, të xhiruara nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Festivali dje u hap me "Numërore e gabuar" e regjisorit Mahmut Fazil Xhoshkun, ndërsa në mbrëmje do të shfaqen edhe "Bornova, Bornova" në regji të Inan Temelkuranit dhe "10 deri në 11" e Pelin Esmerit.

Sot në programin e "Festivalit në rrota" janë filmat "Në rrugë për në shkollë" i Orhan Eskiqoit dhe Ozgjur Doganit, "Frikë nga Zoti", i regjisorit Ozer Kiziltan dhe "Kutia e Pandorës" i Jeshim Ustaogllut.

Festivali do të përfundojë të dielën me projeksionin e "Ndërkombëtare" në regji të Siri Sureja Onder dhe Muharem Gjulmez, "Dordoleci" i Atalaj Tashdiken dhe "Shtatë burra për Hyrmyzin" i Ezel Akajit.

"Festivali në rrota" është në udhëtim nga viti 1995. Fillimisht misioni i tij ka qenë të shfaqen realizime të jashtëzakonshme filmike të entuziastëve filmikë nëpër qytetet në Turqi, ndërsa pastaj të njoftohet bota me filmin turk. E organizon Asociacioni filmik nga Ankaraja.

Në 14 vitet e kaluara festivali ka udhëtuar në qytetet turke Ankara, Artvin, Bursë, Çanakkale, Eskishekir, Gaziantep, Stamboll, Izmir, Kars, Kajseri, Malatja, Mersin, Samsun, ndërsa jashtë Turqisë - në Sarajevë, Tbilisi, Baku dhe në Dramë.

Në projeksionet filmike në Shkup do të marrin pjesë rreth 25 mysafirë - regjisorë, producentë, aktorë dhe punonjës filmikë nga Turqia. Me qëllim që të përforcohen raportet midis kineastëve të Maqedonisë dhe Turqisë, të dielën në Kinotekë do të mbahet takim i hapur me mysafirët nga Turqia, në të cilin do të bisedohet për mundësitë për bashkëpunim në veprimtarinë filmike


 
Veröffentlicht : 18/04/2010 1:41 p.m.
Teilen: