Një profesor e filloi mësimin duke mbajtur në dorë një gotë uji. Ai i pyeti nxënësit se sa peshonte gota dhe të gjithë dhanë mendimin e tyre. Profesori tha se nuk dinte të përgjigjej për këtë nëse nuk do ta peshonte gotën. Gjithsesi, pyetja vijoi:
- Çfarë do të ndodhte nëse do ta mbaja gotën disa minuta në dorë ?
-Asgjë-u përgjigjen nxënësit.
-Po sikur ta mbaja një orë?
-Atëherë do të kishit dhimbje krahu.
-Po sikur ta mbaja një ditë ?
-Krahu do t'ju mpihej, do të kishit dhimbje muskujsh dhe ndoshta paralize dhe do t'ju duhej të shkonit në spital.
-A ndryshon pesha e gotës ndërkohë ?
-Jo.
-Po çfarë e shkaktoi paralizën dhe dhimbjen ?
-Mbajtja e gotës. Duhet ta lini atë në tavolinë !
Pikërisht! Problemet e jetës janë të tilla. Nëse i mban për disa minuta, nuk ka problem. Nëse mendon për to një kohë të gjatë, të shkaktojnë dhimbje. Nëse i mendon për një kohe edhe më të gjatë, të paralizojnë.. atëherë nuk mund të bësh asgjë...!!!
