Benachrichtigungen
Alles löschen

[Oben angepinnt] Vazhdoni edhe ju te tjert me Keshilla ketu

56 Beiträge
11 Benutzer
0 Reactions
3,008 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ilaçi i zemrës është pritja me qetësi dhe gëlltitja e atyre që janë dhënë nga Zoti (kaderi).


 
Veröffentlicht : 19/08/2009 1:39 a.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
 

1. "Të durosh për ta mbajtur të fshehtën është më lehtë, sesa të pendohesh që e ke zbuluar"

2."Koha humbet në 4 mënyra:-

-- -të mos bësh asgjë,
-të mos e bësh at që duhet
-të mos e bësh në kohën e duhur
-të mos e bësh ashtu si duhet.

3."Kush merret me vetveten e tij , nuk ka kohe të merret me të tjerët.

4.Puno për veten tënde për at ditë, kur të dëgjojnë e të qajnë se ke vdekur.

5."I menqur do të thotë të matësh kohën edhe fjalët"

6.Ke gjithmonë kohë të mjaftueshme nëse e përdorë si duhet.

7.Lapsi thotë mos më lër në duart e paditurit.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/02/2010 4:15 p.m.
(@algea)
Beiträge: 19
Eminent Member
 

1. Pakushtësisht besoi All-llahut si Zot të Vetëm, i cili të ka krijuar dhe beso se Muhammedi u (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i fundit i Zotit.

2. Mos u mbështet në askë pos All-llahut. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqësinë. Lutju që të të ndihmojë, por nëse te gjen ndonjë fatkeqësi, duro.

3. Frikësoju vetëm All-llahut dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij.

4. Kërko nga All-llahu falje mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendosur se më nuk do t'i përsërisësh gabimet.

5. Ruaju nga mëkati më i madh - shirku (kur i përshkruan All-llahut shok). Çdo vepër që e bën, bëje vetëm për All-llahun, ndërsa nga shirku kërkoi ndihmë All-llahut me këtë lutje:

"All-llah, në Ty mbështetem nga shirku që e njoh

dhe kërkoj falje prej Teje për shirkun që nuk e njoh"

6. Shpesh përmende All-llahun, se Ai është me ata që e përmendin.

7. Dije se All-llahu vëzhgon çdo hap tënd.

8. Beso se krijesa të All-llahut janë edhe engjujt (melekët), të cilët i zbatojnë urdhërat që ua jep All-llahu.

9. Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do të të ngelë kohë për gjëra të kota.

10. Agjëroje ndër muajin Ramazan (kjo është gjithashtu një kushtet për të të qenë muslimane), ndërsa ditët që të ngelin paagjëruara agjëroi sa më shpejtë, madje menjëherë pas festës së Bajramit.

11. Çdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke thënë:

"Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"
(Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëberësit)

12. Lexoje Kur'anin sa më shpesh që të njohtohesh me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut. Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të vërteta (fjalë të Muhammedit u) sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur'anin.

13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes (posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti.

14. Lexo sa më tepër se kjo ta përmirëson të shprehurit dhe nëse ke mundësi studjo ndonjë shkencë.

15. Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.

16. Buzëqeshju shoqeve dhe jepju dhurata, që të shtohet dashuria dhe mëshira mes jush.

17. Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë dyftyrëshe, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.

18. Asnjeherë mos u bë kokëforte dhe mos hy në konflikt me shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimaneje) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.

19. Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qëndrimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, pranoje haptazi.

20. Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu) qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.

21. Kurre mos shpif. Shpifja është është mëkat edhe më i madh se përgojimi.

22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe shmangiu bisedave me djemtë.

23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu.

24. Përpiqu që sa më pak të të duken pjesët (islamikisht) të turpshme të trupit: mos vish tesha të shkurta, të ngushta ose të tejdukshme. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore, e jo atë trupore (trupi humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetëshëm).

25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim.

26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe para çdo namazi.

27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë "të ndytë", sa më pak shiqo filma dhe sa me pak dëgjo muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mbajturit mend.

28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni njëra me tjetrën.

29. Respektoje çdo urdhër të All-llahut dhe të Lajmëtarit të All-llahut s.a.s (bekimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te).

30. Kudo që je, bëju shembull për muslimanet dhe vajzat tjera


 
Veröffentlicht : 03/04/2011 2:11 p.m.
(@knaqu)
Beiträge: 9
Active Member
 

″Ai që i kalon dy ditë njësoj, është në humbje.″


 
Veröffentlicht : 15/06/2011 10:10 a.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

""Mos u mbështet në muri se bie e të zë , mos u mbështet në njëri se vdes e të lë , por mbështetu në All-llahun i cili është një"


 
Veröffentlicht : 27/06/2011 12:44 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

‎"Ata qe flasin per ty keq, te bejn reklamë pa pagesë"...

“Njihi njerëzit nga shokët e tyre. Muslimani ndjek Muslimanin dhe i prishuri ndjek të prishurin.”

“Nuk është ndonjë mëkat i juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht...


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 01/09/2011 12:30 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

-Frikësoju Allahut të Madhërishëm dhe kushtëzohu në kryerjen e të gjitha urdhrave (Obligimeve) dhe ndalohu nga të gjitha të ndaluarat (Haramet)!

- Pendohu tek Allahu me pendim të sinqertë dhe shtoje Istigfarin (Kërko falje nga Allahu më shumë duke thënë Estagfirullah)!

-Frikësoju Allahut të Gjithëmëshirshëm në të gjitha lëvizjet dhe punët që vepron!

- Nënshtroju dispozitave të Fesë Islame, se vërtet Feja Islame është nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut të Plotfuqishëm; Ke kujdes nga vlerësimi i gjërave sipas mendjes dhe logjikës tënde, sepse mendja është e kufizuar, ashtu siç ka shikimi largësinë e fundit dhe përtej saj nuk mund të kalojë..!

-Nxito në punët e mira sepse do të shpërblehesh dhe do të arrish shpërblimin (Sevapin) e të gjithë atyre që marrin mësim prej teje...!


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 05/11/2011 4:59 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në vetveten e tij, në fëmijët e tij dhe në pasurinë e tij, derisa të takohet me All-llahun e madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.”


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 25/11/2011 10:50 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Eshte e Fikshme sa sa shpejt ikin ditet ,behen jave ,muaj e deri sa pakuptuar behen vite .
Pa pritur kur kthen koken pas ,e kuptone se asgje nuk eshte si me pare :-( :-( gjithqka ka ndryshurar .
Jeta Jote perbehet nga Koha e cila nuk kthehet me .
A po e shpenzone ne menyr me te mire /duhur dhe te lumtur :?:


 
Veröffentlicht : 15/02/2012 12:29 a.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

Njerezit qe rrine ne heshtje jane ata qe kane me shume per te thene.,Nuk rrine ne heshtje nga frika e fjales,por flasin vetem me ate qe eshte i zoti ti kuptoje ;-)


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 15/02/2012 1:35 a.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

Behu gjithnje i pari ne vepra te mira per te cilat do te shperblehesh dhe do te arrish shperblimin e te gjithe atyre, te cilet marrin shembull ne ty...

Mos u largo nga dera e Zotit të Madhëruar,edhe sikur të të përzën.Mos e ndërpre kërkimin e faljes ,edhe sikur të mos ta pranojnë.Nëse e hap derën për njerëzit e mirë,hyr dhe ti si i paftuar.Shtrija dorën dhe thuaji:Jam një nevojtar që kërkon mëshirën Tënde...

Largohu nga shoqëria e keqe,e cila të shtyn drejt gjunaheve

Kush ka ndonjë armiqësi me të afërmit le të shpejtojë për t`u afruar me ta dhe le t`i fali e të tregohet tolerant sepse ai që fal dhe vepron të mira e ka shpërblimin tek Allahu..


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 14/03/2012 6:47 a.m.
Seite 4 / 4
Teilen: