Benachrichtigungen
Alles löschen

Urtesi Islame

3 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
455 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1549]

Urtësia Islame.

Babai.

1. Babai është dera e mezit e xhenetit.
2. Prej mëkateve më të mëdha është që të shajë djali babain e tij.
3. Bamirësia më e mirë është të respektosh miqtë e babait.
4. Zoti ju këshillon të silleni mirë me baballarët tuaj.
5. A doni t"ju tregoj për mëkatet më të mëdha? T"i bësh shok Zotit dhe keqtrajtimi i prindërve.
6. Tre lutje janë të pranuara tek Zoti nuk ka dyshim në to.
1- Lutja e atij që ju ka bërë padrejtësi,
2- lutja e udhëtarit derisa të kthehet
3- lutja e prindërit për fëmijën e tij.
7. Bindju Zotit tënd ashtu si të ka urdhëruar,
dhe mbushe zemrën me përkujdesje.
Bindju babait tënd sepse ai
të edukojë që kur ti ishe fëmijë
Përulju nënës tënde dhe lumturoje
sepse të sillesh me të keq është mëkat i madh.
7. Sillu si mësues ndaj fëmisë kur është i vogël dhe kur të rritet sillu si shok me të.
8. Fëmijën mos e tërhiq zvarrë sepse nëse ai do të jetojë ka për të tësprovuar, e nëse do të vdes ka për të të hidhëruar.

Buzëqeshja.

10. Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka.
11. Mos nënvlerëso asnjë lloj të mirësisë, qoftë kjo dhe një buzëqeshje.
12. Nuk ka përfituar ndonjëherë lavdërim si atë ditë kur erdhi duke buzëqeshur e me fytyrë të çelur.
13. Nëse bujari ecën fytyrë ngrysur sa e ëmbël eshtë buzëqeshja në fytyrën e koprracit.
14. Buzëqeshja është litari i dashurisë.
15. Buzëqesh edhe sikur zemra jote të pikojë gjak.

Bashkimi dhe bashkëpunimi.

16. Zoti do ta ndihmojë njeriun përderisa ai ndihmon vëllain e tij.
17. Çdonjëri prej jush është pasqyrë për vëllain e tij, nëse shikon një të keqe tek ai le ta largojë prej tij.
18. Një popull që bashkëpunon nuk ka për të qenë i pafuqishëm.
19. Bashkimi krijon fuqi.

Mëkati.

20. Mëkati është ajo që të ngacmon për Brenda duke pasur frikë se mos e kuptojnë të tjerët.
21. Kur një punë shoqërohet me mëkatin, ai e shëmton atë.
22. Zoti ka mallkuar hëngërsin e kamatës, dëshmitarin, dhe shkruajtësin e saj.
23. Mëkatet më të mëdha janë ato të cilat nënvlerësohen.
24. Lëri mëkatet para se të të lënë.
25. Nëse rregullohen zemrat, falen mëkatet.

Shpërblimi.

26. Udhëzuesi në të mirë shpërblehet si vepruesi i saj.
27. Zoti do t"ja shtojë krenarinë atij i cili është falës zemërgjërë, dhe do ta ngre atë njeri i cili është i thjeshtë.
28. Mbille të mirën qoftë dhe jo në vendin e saj, sepse e mira s"ka për të humbur kudo që të mbillet.
29. Nuk ka tregti si puna e mirë, as fitim si shpërblimi.
30. Kush jep kur e ka dorën e shkurtër do të marrë edhe kur ta ketë dorën e gjatë.
31. Çfarë të mbjellësh dhe do të korrësh.
32. Shpërblimi tek Zoti s"ka për të humbur.

Vëllazeria dhe miqësia.

33. Ndihmoje vëllain i padrejtë qoftë apo edhe kur ju ka bërë padrejtësi.
34. Nuk është vëllai im ai që më do me gjuhën e tij, por vëllai im është ai që më do edhe kur është larg.
35. Je vëllai im e nuk më ndihmon, nuk ka vëlla njeriu përveç se atij që e ndihmon.
36. Nuk do të humbë ai që ka një shok, i cili ka mundësi të rregullojë gjendjen e tij.

Sepse dynjaja jeton me banorët e saj ndërsa njeriu me shokët e tij
37. Nuk ka zëvëndësues për shokun që të ikën, ndërsa pasuria ka.
38. Ndoshta ti ke një vëlla të cilin nuk ta ka lindur nëna.
39. Vëllai jot është ai i cili të ruan.
40. Shoku i ndershëm eshtë më i mirë se sa nefsi jot, sepse nefsi të urdhëron për të keqe ndërsa shoku i ndershëm të urdhëron për të mirë.
41. Vëllai jot është ai i cili tregohet i sinqertë me ty.
42. Nevoja që ka njeriu për vëllain e tij është si nevoja ndaj ujit që buron.
43. Ndihmoje vëllain tënd qoftë edhe me fjalë.

Moralet.

44. Më ka urdhëruar Zoti që të jem i moralshëm kur jam me njerëz dhe kur jam vetëm.
45. Besimtari më i kompletuar është ai që ka moralet më të larta.
46. Më të zgjedhurit e njerëzve janë ata që kanë moralet më të larta.
47. Morali i lartë është buzëqeshja e fytyrës, bërja bamirësi dhe largimi i të keqes.
48. Nuk do të ishte krenare fytyra e të urtit nëse nuk do të mvishej me moralet e larta.
49. Ne jemi një popull që morali jonë na ndalon të dëmtojmë ata njerëz që nuk na kërcënojnë.
50. Sa popuj kanë vdekur duke qenë të gjallë të ndershimit e tyre, e sa të tjerë kanë jetuar duke qenë se ata kanë qenë të vdekur.
51. Nuk do të ngrihen ndërtesat e një populli kur moralet e tyre janë të rrënuara.
52. Morali i lartë është shoqëruesi më i mirë.
53. Nuk ka begati më të madhe se sa morali i lartë.
54. Ne nuk kemi shumë nevojë për dituri, por kemi shumë nevojë për morale të larta.
55. Në gjërësinë e moraleve gjënden thesaret e rrizqeve.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 21/01/2009 3:47 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Edukata.

56. Nuk është prej nesh ai që nuk e respekton të madhin dhe e mëshiron të voglin.
57. Gjëja më e mirë që u lëmë trashëgimi fëmijëve tanë është edukata dhe sjellja e mirë. Kjo është më e mirë sesa floritë dhe letrat në një ditë të vështirë.
58. Çdo gjë ka bukurinë e saj, ndërsa bukuria e njeriut është edukata.
59. Nuk ka trashëgimi më të mirë se sa edukata.
60. Është i edukuar, sepse atë që e urren për vete nuk e do për të tjerët.
61. Njerëzit e edukuar kuptojnë me fjalë, ndërsa kafshët kuptojnë me dajak.
62. Mos pasja edukatë, është shoku i çdo të keqe.
63. Mos jini të pakujdesshëm ndaj edukimit të fëmijëve, ata janë krijuar për një kohë tjetër jo si ajo e juaja.
64. Ushqeje zemrën me edukatë ashtu siç i hudh zjarrit dru.
65. Në shtëpi hyhet nga dera, kush hyn nga një vend tjetër quhet hajdut.
66. Kërkimi i diturisë është më primarë se sa kërkimi i floririt.
67. Kulmi i edukatës është kur njeriu turpërohet prej vetvetes.
68. I huaj është ai që nuk ka edukatë.
69. Edukata është pasuri, pajisja me të është përkryeshmëri.

Familja.

70. Të gjithë janë barinj, çdo njëri do të pyetet për kopenë e tij.
71. Lëmosha ndaj të vobektit është vetëm lëmoshë, ndërsa ndaj të afërmve është lëmoshë dhe lidhje farefisnore.
72. Kush dëshiron ti shtohet rrizku dhe ti zgjatet jeta le të lidhë marrëdhënjet farefisnore.
73. Mw i miri i njerwzve wshtw ai qw sillet mirw me familjen e tij.
74. Respektoji të afërmit, ato janë flatra me të cilën fluturon, tabani mbi të cilin ecën, dora me të cilën takohesh me të tjerët.
75. Sjelljet e mira janw veshje qw nuk vjetwrsohen. Lakmia wshtw skllavwri e pwrjetshme.
76. Të afërmit kanë nevojë për dashuri, dashuria nuk ka nevojë për të afërm.

Ngrënja.

77. Ne jemi popull që hajmë kur kemi uri, dhe kur hamë nuk e teprojmë.
78. Ushqimi i njërit mjafton për dy veta, i dy vetave mjafton për katër, i katër vetave mjaftom për tetë.
79. Shëndeti është më i mirë se pasuria, më i mirë se shëndeti është devotshmëria e zemrës.
80. Ushqimi i tepërt e vdes zemrën siç e thanë uji i tepërt të mbjellurën.
81. Mos kërko të jetosh për të ngrënë, por kërko të hash për të jetuar.
82. Barku i njeriut është armiku i tij.
83. Një lek mbrojtje nga sëmundja është më i mirë se një thes me ilaçe.
84. Ngrënja e tepërt është armiku i natyrës së njeriut.
85. Paksoje të ngrënët që të falenderosh gjumin.
86. Rehatia e trupit është në pakësimin e ushqimit.

Nëna.

87. A doni tju tregoj për mëkatet më të mëdha?. Shoqërimi Allahut shok dhe keqtrajtimi i prindërve.
88. Nëna është një shkollë të cilën nëse e përgatit, përgatit një komb të edukuar e të sjellshëm.
89. Njerëzit janë fëmijë të dynjasë, njeriu nuk do të qortohet nëse e do nënën e tij.
90. Njeriu kur të rritet do të jetë ashtu siç e ka edukuar nëna kur ka qenë i vogël.
91. Nëse nëna do të jetë në rregull, do të rregullohet e gjithë familja.
92. Bota është nënë.

Amaneti.

93. Shenjat e munafikut janë tre:
1- kur flet gënjen,
2- kur premton nuk e mban premtimin,
3- dhe kur i beson diçka e tradhëton atë.
94. Dërgoje amanetin në vendin e tij, dhe mos e mashtro atë që të mashtron.
95. Kryerja e amanetit është çelësi i rrizkut.
100.Kush të lë amanet pasurinë të ka lënë amanet veten e tij.
101. Kush të lë amanet diçka mos e tradhëto edhe nëse je i tillë.
102. Kush i beson kohës e tradhëton atë.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 22/01/2009 8:04 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Shpresa.

103. Jo çdo gjë që e shpreson njeriu mund ta arrijë atë, fryejnë erërart edhe pse nuk dëshirojnë anijet.
104. Mos shpreso diçka e cila është larg, të mjafton ajo që është afër të interesohesh për të.
105. Shpresa wshtw shoku I hapave tona.
106. Kush e zgjat shpresën pakëson punën.
107. Po tyw mos ishte shpresa do tw copwtohej zemra.
108. Shpresa pa punë është si pema pa fruta.
109. Çdo gjë është me shpresë, vetëm rrizku është me punë.

Njerëzimi.

110. Krenaria e kësaj bote dhe e botës tjetër është që të afrohesh me atë që është ndarë prej teje, t"i japësh atij që nuk të jep, e të falësh atë që të ka bërë keq.
111. Kush falenderon tw tjerwt ka falenderuar veten e tij.
112. Nuk ka besuar mbi mua ai që fle e barku i tij është plot e ndërkohë që komshiu i tij fle i uritur.
113. Nuk e falenderon Zotin ai i cili nuk i falenderon njerëzit.
114. Shpresoni vetëm prej Zotit tuaj, frikësojuni mëkatit tuaj, nëse diçka nuk e di mos s"ki turp të thuash nuk e di, e nëse nuk e di mësoje atë.
115. Puno për këtë botë sikur do të jetosh gjithmonë, e puno për botën tjetër sikur do të vdesësh nesër.

Mërzitja.

116. Vështrova kohën, ajo ndryshonte e rrotullohej, nuk jetonte gjithmonë mërzitja dhe lumturia. Ndërtuan mbretërit pallate, por nuk mbetën as mbretërit e as pallatet e tyre.
117. Mërzitaj më e madhe e ditës time është kur kujtoj se dje isha i lumtur.
118. Vetwpwrmbajtja wshtw varri i tw metave.

Koprracia.

119. Të kërkosh diçka nga koprraci është njësoj si t"i kërkosh qenit të të japë kockën.
120. O biri i ademit, ajo të cilën e ke fitur mbi nevojën tënde e ruan për dikënd tjetër.
121. Bujaria wshtw virtyt, koprracia wshtw poshtwrim.
122. Nëse koprraci do ta sundonte qoftë dhe gjysmën e botës, nuk do ta përkujtonte atë njeri për një të mirë që e ka bërë.
123. Koprraci nuk ka pasuri, ai është rob i pasurisë.
124. Ji bujar por jo dorwshpuar, dhe ji kursyes por jo koprrac.
125. Koprraci nuk e meriton të quhet i lirë, sepse ajo të cilën e posedon ka mbizotëruar mbi të.
126. Koprracia është shfaqësi i të metave dhe ndarësi i dashurisë nga zemrat.

Bamirësia.

127. Shpenzo që të shpenzohet për ty.
128. Bëji mirë atij që të ka bërë keq e do të shikosh se ai do të pushojë.
129. Mëshirojini fëmijët e të tjerëve që të mëshirojnë ata të juajt.
130. Nëse ti lodhesh duke bërë mirë, lodhja do të shkojë e bamirësia do të mbetet.
131. Me bamirësi skllavëron të lirin
132. Kush mbjell të mira korr falenderime.
133. Jam habitur si i blejnë njerëzit skllevërit me paret e tyre, e nuk i blejnë të lirët me bamirësi.
134. Njerëzit janë skllevër të bamirësisë.
135. Bamirësia është valixhja më e mirë e njeriut.

Urrejtja dhe armiqësia.

136. Syri i urrejtjes çfaq çdo mangësi, syri i dashurisë fsheh çdo gjë.
137. Armiqtë e tuaj janë tre:
1-Armiku jot,
2-armiku i shokut,
3-miku i armikut.
138. Sillu mirë me armikun tënd, kjo është më e mira prej dy zgjedhjeve.
139. Mos rri me armikun e shokut, sepse do të armiqësosh shokun tënd.
140. Është armiku jot ai që nuk të jep rëndësi.
141. Gjëja më e keqe për armikun tënd është të mos i shfaqesh si i tillë.
142. Më tepër ruhu nga armiku që nuk të shfaqet se sa nga ai që e njeh.
143. Armiku më i pa rrezikshëm është ai që të tregon se është armiku jot.
144. Ruhuni prej atij që e urrejnë zemrat tuaja.

Qetësia dhe shpejtimi.

145. Tregohu i kujdesshëm, mos u nxito të qortosh shokun tënd, ndoshta ai ka një arsye e ti e qorton.
146. Çdo gjë në jetë ka kohën e saj, ai që ngutet qër të arritur qëllimin e tij do të humbë.
147. Ai që nuk nxiton ose e arrin atë që do ose i afrohet asaj, ndërsa ai që nxiton ose gabon ose është gati për të gabuar.
148. Kush vepron me qetësi e arrin atë që kishte për qëllim.

Shpenzimi pa masë.

149. Midis shpenzimit të tepërt dhe koprracisë ka një shkallë, nëse çdo njëra prej tyre rritet, të shkatërron.
150. Mangësia e bujarisë është shpenzimi i tepërt.
151. Shpenzimi i tepërt është të shpenzohet e mira për të keqen.
152. Unë i urrej pjestarët e një familje të cilët ushqimin e një jave e konsumojnë për një ditë.
153. Kush shpenzon pa e llogaritur, shkatërrohet duke mos e ditur.
154. Shtesa është vëllai i mangësisë.
155. Puna më e mirë është mesatarja.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/02/2009 10:27 a.m.
Teilen: