Benachrichtigungen
Alles löschen

Shtatë këshilla për përmisimin e lidhjes sate me Kur’anin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
119 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4115]

Shtatë këshilla për përmisimin e lidhjes sate me Kur’anin

Mundohu ta kuptosh atë që e lexon. Është mirë leximi pesë minutash i Kur'anit në gjuhën arabe, mirëpo duhet ta kuptosh atë që e lexon.

A je ti prej atyre që, thuajse, asnjëherë nuk e prekin Kur'anin? Ose e lexon atë për çdo ditë, por nuk e ndjen se ka ndonjë ndikim në ty ashtu siç duhet të ketë? Cilido qoftë shkaku, ekzistojnë disa këshilla modeste të cilat mund të të ndihmojnë që të lidhesh me Kur'anin.

E para. Para se ta prekësh atë, kontrolloje zemrën tënde. Që të kemi vërtetë dobi nga Kur'ani, para duhet kontrolluar zemrat tona, përgjithësisht, para se ta prekim Librin e Allahut. Sinqerisht, pyete veten, pse e lexon atë? A vetëm se të gjesh ndonjë informacion i cili më pas do të largohet nga koka? Kujto që të Dërguarin, Muhammedin, s.a.v.s., gruaja e tij e ka përshkruar si "Kur'ani që ec", me fjalë të tjera, ai jo vetëm se e ka lexuar dhe recituar Kur'anin, por atë e ka gjallëruar.

E dyta. Merr abdes. Marrja e abdesit është përgatitje e mirë mentale e fizike dhe do të ta kujtoj që ky nuk është libër i thjeshtë që ti e lexon. Do të komunikosh me Allahu, kurse pastërtia duhet të jetë prioritet kur komunikon me Të.

E treta. Për cdo ditë lexo vetëm nga pesë minuta. Shpesh mendojmë se duhet të lexojmë, së paku, një orë nga Kur'ani. Nëse nuk je mësuar vazhdimisht të lexosh, atëherë kjo është e tepërt për ty. Fillo me nga pesë minuta në ditë. Nëse e bën hapin e parë, do të vëresh, nëse do Zoti, se ato pesë minuta do të shndërrohen në dhjetë, pastaj gjysmë ore, e pastaj një orë, por mund edhe më shumë.

E katërta. Mundohu ta kuptosh atë që e lexon. Është mirë leximi pesë minutash i Kur'anit në gjuhën arabe mirëpo duhet ta kuptosh atë që e lexon. Mundohu të gjesh një përkthim të mirë të Kur'anit në gjuhën të cilën më së miri e kupton. Bëre shprehi të përhershme që ta lexosh përkthimin e asaj që atë ditë e lexon.

E pesta. Kujto se Kur'ani është më "interaktiv" prej CD-ve. Në kohën "interaktive" të CD romeve dhe programeve kompjuterike shumë njerëz mendojnë se më librat janë pasive dhe të bezdisshme. Mirëpo, Kur'ani nuk është i tillë. Kujto vetëm, kur lexon Kur'an, ti "komunikosh" me Allahun, xh.sh. Ai të drejtohet, prandaj ke kujdes.

E gjashta. Mos e bën shprehi vetëm ta lexosh, por edhe ta dëgjosh. Sot ka audiokaseta dhe CD të shumta të cilat përmbajnë Kur'an, kurse pjesa dërmuese e tyre janë edhe të përkthyera. Kjo është e mirë për ëolkmenin, CD playerin ose kasetofonin tënd në veturë, gjersa je duke u vozitur për në punë ose kur të kthehesh prej saj. Shfrytëzoje këtë si shtesë të leximit të përditshëm të Kur'anit, e jo si zëvendësim për të.

E shtata. Bën dua. Gjatë leximit të Kur'anit lutju Allahut të të udhëzoj. Qëllimi yt duhet të jetë që, sinqerisht për dashurinë ndaj Allahut, të komunikosh me Të gjatë leximit, t'i kuptosh dhe t'i zbatosh fjalët e Tij hyjnore. Lutju Allahut që, të të ndihmoj dhe të të udhëzoj, ndërsa Kur'anin e ke mjetin më të mirë që këtë ta arrish. (Burim: dzemat.org)


 
Veröffentlicht : 04/10/2009 12:31 a.m.
Teilen: