Benachrichtigungen
Alles löschen

Pse nuk pranohen lutjet tona?!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
199 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#2902]

Pse nuk pranohen lutjet tona?!
Ibrahim bin Ed`hemi - All-llahu qoftë i kënaqur me të - dijetar i
gjeneratës së tretë (pas Pejgamberit s.a.v.s.), mësues dhe mik i Sufjan Eth-Thevriut është
pyetur lidhur me thënien e All-llahut të Lartësuar:
"Mu lutni Mua, Unë do tju përgjigjem..." (40:60)
(I është thënë): Ne po lutemi, por All-llahu nuk po na përgjigjet në lutjet tona?!
Kështu që ai (All-llahu e mëshiroftë) u tha atyre:
"Ju e njihni All-llahun, por nuk i bindeni Atij,
E lexoni Kuranin, mirëpo nuk veproni sipas tij,
Pretendoni armiqësinë e shejtanit, por e bëni mik atë,
E shprehni dashurinë ndaj Muhammedit s.a.v.s., mirëpo e kundërshtoni sunnetin e tij,
Pohoni se e doni Xhennetin, mirëpo nuk punoni për të,
Deklaroni se i frikësoheni zjarrit, mirëpo nuk largoheni nga mëkatet,
Thoni: "Pa dyshim se vdekja është e vërtetë", mirëpo nuk përgatiteni për të


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 25/05/2009 10:23 p.m.
Teilen: