Benachrichtigungen
Alles löschen

Porosi profetike

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
451 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#28]

Nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut sal-laAllahu alejhi ue sel-lem prej fjalëve të tij universale, mbi të qofshin paqja, shpëtimi dhe përshëndetjet tona.

Lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe nga të ligat e punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon, s"ka kush që mund ta fusë në humnerë dhe atë që Allahu e humb, nuk ka kush që mund ta udhëzojë. Dëshmojmë se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, Të Vetmit, i Cili nuk ka shok, dhe dëshmojmë se Muhammedi është robi dhe i Dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, frikësojuni Allahut me një frikë të njëmendtë dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe përveç se duke qenë muslimanë.
“O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili iu ka krijuar juve prej një vete të vetme dhe ka krijuar nga ajo çiftin e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra dhe gra. Dhe kini frikë Allahun që me Emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, sepse Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.
“O ju besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai ua përmirëson juve gjendjet dhe punët tuaja, e ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.â€


 
Veröffentlicht : 15/01/2008 5:55 p.m.
Teilen: