• Desha ta ndryshoj botën, por e kuptova se e vetmja gjë për të cilën mund të jesh i sigurt se mund ta ndryshosh është vetja jote.
• Në vend, që ti frikohesh vdekjes, frikoju nga jeta e papërshtatshme.
• Nuk numërohet ajo që ta kanë marrë, por çka ke bërë me atë që të ka ngel.
• Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet;
Por shpesh ne shikojmë aq gjatë në derën e mbyllur sa që nuk e vërejmë derën e hapur për ne.
• Lavdi nuk është të mos dështosh.
• Lavdia jonë më e madhe nuk është, që asnjëherë të mos dështojmë, por të ngrihemi pas çdo dështimi
• Njeriu është i përbërë prej ditëve, iku një ditë, iku një pjesë e jotja.
• Mos i dëgjo ata që të thonë se jeta është e shkurtë, ke kohë për ti bërë të gjitha.
• Nuk është e rëndësishme sa ngadalë je duke shkuar, gjersa nuk ndalesh.
• Lajmi i keq është se koha fluturon, ndërsa lajmi i mirë është se ti je piloti.
• Nuk është i ri ai i cili ka energji, por i ri është ai që ka dituri.
• Dituria është si ulliri i cili jep frutat më vonë.
• Asnjëherë nuk mund ta kalosh oqeanin, gjersa nuk ke guxim ta humbish nga shikimi bregun.
• Jeta është një vizatim në të cilin nuk mundemi të përdorim gomën për fshirje.
• Mirësjellja është çelësi i artë që hap të gjitha dyert.
• Themeli i një shteti është edukimi i rinisë.
• Njerëzit janë të vetmuar sepse ndërtojnë mure në vend të urave.
• Më jep dashuri kur aspak nuk e meritoj, sepse atëherë kam më tepër nevoj për të.
• Mos lejo, që ajo, që nuk mund ta bësh të të ndaloj ta bësh atë që mund ta bësh.
• « Mëshironi ata që janë në tokë, të ju mëshirojë Ai që është në qiell »
• Mos u friko të qeshësh me veten, sepse vetëbesimi yt tregon se ti ndjehesh komfort në lëkurën tënde.
• Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.
• Nëse nuk bëni gabime, atëherë nuk punoni sa duhet me problemet.
Dhe kjo është një gabim i madh.
• Unë jam dikush, por prapseprap jam vetëm një.
Nuk mund të bëj gjithçka, por prapseprap mund të bëj diçka.
Dhe sepse nuk mund të bëj gjithçka nuk do të thotë do të refuzoj ta bëj atë diçka, që mund ta bëj.
• Mënyra më e shpejtë për ti dyfishuar paratë është ti palosni përgjysmë dhe ti vendosni në xhep.
• Para se të kritikosh ndonjë, së pari duhet të shkosh një kilometër në këpucët e atij, që kritikon. Kështu do të jesh një kilometër larg dhe do të kesh një palë këpucë më tepër.
• Të jesh i lënduar nuk të jep të drejtë ti lëndosh të tjerët.
• Shoqëria është një shpirt, që jeton në dy trupa.
• "Nuk ka dhuratë më të mirë se durimi"
• Ai që ska gabuar asnjëherë, ai asnjëherë ska provuar asgjë të re.
• Ai që heq dorë asnjëherë nuk fiton dhe ai që fiton asnjëherë nuk heq dorë.
• Suksesi zakonisht shkon te ata, që janë shumë të zënë për ta kërkuar.
• Mos qaj se mbaroi, por qeshu se ndodhi.
• Lotët e vërtet nuk janë ata lotë , që burojnë nga sytë dhe e mbulojnë fytyrën, por ata që burojnë nga zemra dhe e mbulojnë shpirtin.
- Lotët nuk të sjellin dhimbje
- por dhimbja të sjell lotë,
- andaj mos thuaj o Zot unë kam një dhimbje
- por thuaj,o dhimbje unë kam Një Zot!
• Asnjëhere mos u trego të tjerëve për problemet e tuaja. 20 % të atyre që u tregon aspak nuk u intereson, ndërsa 80% do të gëzohen kur do ta kuptojnë se keni probleme.
• Çdo gjë ka bukuri, por çdokush nuk e vëren.
• Të gjithë kanë zemër, përveç disa njerëzve.
• Njerëzit janë koprracë ndaj njëri tjetrit në çdo aspekt dhe askush nuk harron asnjë të mirë që i bën tjetrit dhe në të shumtën e rasteve ia përmend, në krahasim me Trupat qiellorë.
Edhe pas gjithë kësaj kohe asnjëherë Dielli nuk i ka thënë Tokës se i ka borxh për dritën dhe ngrohtësinë që i jep asaj. Shikoni se çka ndodh me gjithë atë dashuri.
Ndriçon i tërë qielli.
• Buzëqeshja është kurthi i dashurisë, kurse mirësia është gjëja më e lehtë; fytyrë e buzëqeshur dhe fjalë e mirë
• Mos e shuaj dashurinë e jetës tënde
duke thënë se është e pamundur ta gjesh.
• Mënyra më e shpejtë për të pranuar dashuri
është të japish dashuri.
• Kur fuqia e dashurisë do të jetë më e madhe se dashuria për fuqi, atëherë në botë do të ketë paqë.
Për fund një poezi të shkurtë:
„Dashuria është zemër gjërë
është e dhimbshme
dashuria nuk ka smirë
nuk mbahet në të madh
nuk krenohet
nuk është e panjerëzishme
nuk kërkon interesin e vet
nuk hidhërohet
nuk e mban mend të keqen
nuk i kënaqet padrejtësisë
por i gëzohet të vërtetës.
Arsyeton gjithçka
beson gjithçka
shpreson gjithçka
duron gjithçka."






Te lumte zem-zem shum thenie te mira sidomos kjo me pelqen shum ka dmth
Në vend, që ti frikohesh vdekjes, frikoju nga jeta e papërshtatshme.