Esselamu alejkum!
Ne shkrimin: "Keshille e pergjithshme", hoxha i nderuar Bekir Halimi, hafidhehullah, citon nje thenie nga Ebu Sulejmani, rahimehullah, qe e vecon ne nje nenteme: "Keshille e shtrenjte", te cilen po ua sjell per te perfitur shume miresi nga ajo:
Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulejmani ka thënë:
Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten,
pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz,
zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun,
sjelli zemrës tënde nur duke qenë vazhdimisht i mërzitur,
mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin,
kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë,
ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd,
stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra,
fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll,
shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre.
Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës,
mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin,
kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit.
Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit,
kurse drita më e madhe është drita e bindjes, e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë.
Njohja më e madhe është njohja e vetvetes,
begatia më e madhe është shpëtimi nga mëkati,
shpëtimi më i madh është suksesi.
Asketizmi më i madh është shpresa e vogël,
kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta,
respekti më i madh është kryerja e farzeve,
kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet.
Asgjëja më e madhe është mungesa e logjikës,
kurse vlera më e madhe është xhihadi,
e xhihadi më i madh është xhihadi i nefsit.
Poshtërimi më i madh është grykësia. Ai që s'kujdeset për vetveten, epshi shumë shpejtë do ta shpie në shkatërrim.
I shkatërruari nuk përfiton asgjë nga shpëtimi i të pagabuarit.
Hidhësira e devotshmërisë sot është ëmbëlsi nesër.
I shkatërruar është ai që shkatërrohet në fund të udhëtimit të tij,
i cili i është afruar vendbanimit e i humbur është ai që njerëzve ua tregon veprat e mira,
kurse del para Atij që është më afër tij se sa damari i qafës me vepra të këqija."