Benachrichtigungen
Alles löschen

Hadith qe flet per mjaltin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
243 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5931]

Buhariu ne Sahihun e vet e shenon hadithin ku thote se nje njeri kishte shkuar tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe i kishte thene qe i vellai ankohej se zorret nuk i punojne mire I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e porositit: Duhet te pije mjalte!
Njeriu kishte shkuar perseri dhe i kishte thene: i dhashe te pije mjalte dhe nuk i ndihmoi aspak!
I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e keshilloi njesoj dy-tri here, kurse njeriu i shkonte gjithnje me te njejten pergjigje. Pas heres se trete apo te katert, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha:All-llahu ka thene te verteten, ndersa barku i vellait tend genjen

Shtese:
Mjalti eshte nje nder elementet me me dobi ne jeten e njeriut.Ai eshte mjet per shperlarje dhe laksativ. Permban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorret nga papastertite. Eleminon bllokimin e melcise, te veshkave dhe te fshikezes urinare. Eshte gjithashtu konservans i pergjithshem. Ne mesin e preparateve te tjera natyrore, ndihmon ne ruajtjen e forces se ilaceve mjekesore. Mjalti ndihmon gjithashtu ne parandalimin e hyrjes se lageshtise ne zorre, sic ndodh ne te semuret me diare (barkqitje). Mjalti eshte me i mire se sheqeri, ne shume raste, dhe eshte me pak i embel, por me i forte. Prandaj, nese hahet pertej mases, mund te jete i demshem sepse, nese nuk tretet me uthull, shkakton vrer. Mjalti eshte i mire per njerez te moshuar, e ndal kollitjen dhe ne mjekesi eshte perdorur per sherimin e sekrecioneve jo te pastra (te ndotura) ne lukth dhe per ta nxehur tere strukturen e trupit.

Mjalti eshte gjithashtu ilac i mire qe kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur ne uje te nxehte dhe ne shurup trendafili, ndihmon sherimin e te semurve nga rabiesi (terbimi) dhe eshte konstatuar se vepron si sistem mbrojtes kunder infeksioneve te metejshme. Mjalti eshte perdorur gjithashtu si kunderhelm (detoksikues) per ata qe perdorin droge dhe, ne mes te tjerash, si antitoksin (kunderhelm)ne sherimin e helmimit te rastesishem nga ngrenia e bimes se famlijes hija e nates (Hyoscyamus niger) ose kerpudhave te egra (helmuese). Kur pihet i tretur ne uje te nxehte, eshte ilac i mire kunder plageve te shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund te perdoret per ta ruajtur mishin deri ne tre muaj. Eshte perdorur per fermentimin e kastravecave, kungujve, patllixhanit dhe te perimeve te ndryshme deri ne gjashte muaj.


 
Veröffentlicht : 19/11/2011 11:17 p.m.
Teilen: