Benachrichtigungen
Alles löschen

Atëherë kur...!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
191 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5541]

Nxitu, e mos u ul, përderisa të mos arrish ta bësh gjuhën të thotë vetëm atë që ta thotë zemra e shëndoshë.

Shmangu nga shprehitë e liga. Mos ndiq modelin e njerëzve të paturp, turpi është gjysma e besimit. Ki turp edhe kur të jesh vetëm, megjithëse prapë s’je vetëm, veçse shqisat e tua nuk kapin! Adhurimi në vetmi është çështje thelbësore e besimit. Gjithsecili mund të bëhet sikur e adhuron Zotin e vet në bashkësi, në ambiente me njerëz, por vetmia, kur je vetëm, aty edhe ti e kupton sesa adhurues, e sa i devotshëm, e sa i përpiktë je ndaj Allahut, që sheh dhe dëgjon gjithçka në hollësi!

Fjala e shëndoshë, e pastër dhe e arsyeshme, me zemër të shëndoshë, të pastër e të arsyeshme. E atëherë, bëhesh prej vepërmirëve. Prej atyre që ecin përpara, e nuk ngecin. Prej atyre, të cilët janë dashuruar me të drejtën e të mirën. Janë të prehur përjetësisht në paqe e lumturi.

Nxitu! Fjala është zë. Pa zemër, është asgjë. E zemra pa vepër, është e pajetë. E shurdhët dhe memece! A do dëshiroje të ishe prej atyre, të cilëve shpallja hyjnore u drejtohet: “të shurdhët, memec e të verbët, pra, ata nuk logjikojnë”, tipare të njerëzve që flasin, pa zemër e pa mendje?! E këta janë, ata që përgënjeshtrojnë të vërtetën! Nxitu, e mos u ul, përderisa të mos arrish ta bësh gjuhën të thotë vetëm atë që ta thotë zemra e shëndoshë. E as zemra të mos thotë veçse duke dëshmuar me vepër.


 
Veröffentlicht : 12/04/2011 4:24 p.m.
Teilen: