Shkruar nga Ebu-Donja Wednesday, 17 Qershor 2009 23:44
1. - A e keni ditur se është sunet që para hyrjes në WC të thuhet: ,,Bismilah’’ para leximit të duasë, sepse në atë mënyrë njeriu i mbron vendet e turpshme nga shikimi i xhinëve siç ka ardhur në hadithe të vërteta. (El-Irva, hadithi numër 50)
2. - A e keni ditur se është e lejuar që njeriu të përdor faculetë të letrës (letra të tualetit) me rastin e pastrimit pas kryerjes së nevojës dhe se pas kësaj nuk është e obliguar të përdoret uji.
3. - A e keni ditur se nëse njeriu pastrohet pas nevojës me faculetë të letrës apo me guri se është obligim që kjo të bëhet minimalisht me tri fshirje (me 3 guralecë) dhe nëse mjafton me këtë e përfundon, por nëse nuk mjafton atëherë vazhdon derisa ta largon papastërtinë, me atë se është sunet që të ndërpresësh në numrin tek.
4. - A e keni ditur se në shumicën e rasteve i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, nevojën e vogël e ka kryer ulur (me atë të jemi të sigurtë nga shikimi i njerëzve dhe të jemi të sigurt nga pikja prej urinës) por është e lejuar të kryhet edhe në këmbë nëse kjo është e nevojshme?
5. - A e keni ditur se është obligim kur është në pyetje pastrimi pas nevojës së vogël apo të madhe?
6. - A e keni ditur se nuk ka argument të vërtet se Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë njet me fjalë para marrjes së abdesit apo para namazit?
7. - A e keni ditur se thënia e duave gjatë pastrimit të çdo pjese të trupit gjatë marrjes së abdesit nuk ka themel në praktikën e të Dërguarit të Allahut?
8. - A e keni ditur se ka dijetarë që thonë se është obligim që në fillim të abdesit të thuhet Bismilah, andaj do të ishte mirë që të thuhet para abdesit?
9. - A e keni ditur se nëse harrojmë të themi Bismilah para abdesit dhe na kujtohet gjatë marrjes së abdesit duhet të themi Bismilah dhe të vazhdojmë, e nëse na kujtohet pas abdesit nuk e themi, ndërsa abdesi është i vlefshëm?
10. - A e keni ditur se nuk ka argument të vërtet i cili tregon se i Dërguari i Allahut e ka prekur qafën gjatë marrjes së abdesit?
11. - A e keni ditur se kur ti pastrojmë duart gjatë abdesit, pas pastrimit të fytyrës, se jemi të obliguar që ti pastrojmë duart deri në maje të gishtërinjve e deri në bërryla, ndërsa nuk është në rregull nëse i pastrojmë duart prej nyejve e deri tek bërrylat?
12. - A e keni ditur se nuk është abdesi i vlefshëm nëse ka llak nëpër thonj për shkak të pamundësisë që uji të depërtoj në të gjitha pjesët e trupit që janë të obliguara të pastrohen gjatë abdesit?
13. - A e keni ditur se njeriu nuk është i obliguar që çdo pjesë të trupit gjatë marrjes së abdesit ti pastroj tri herë. Në praktiken e vërtet të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem do të gjejmë katër mënyra të ndryshme të abdesit kur është në pyetje numri i pastrimit. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, çdo gjymtyrë e ka pastruar një, dy, deri tri herë, por disa pjesë i ka pastruar nga një herë, disa dy herë, e disa tri herë?
14. - A e keni ditur se njeriu i cili është duke marr abdes nuk është vetëm e pëlqyer që ta kthej selamin por e ka obligim për shkak të argumenteve të përgjithshme të cilat flasin për kthimin e selamit?
15. - A e keni ditur se është sunet që nganjëherë të pastrohet gjuha me misvak?
16. - A e keni ditur se nëse njeriu gjatë marrjes së abdesit pastron së pari këmbën apo dorën e majtë, e pastaj të djathtën, abdesi i tij është i vlefshëm sipas qëndrimit të dijetarëve, por e ka lëshuar sunetin që ta pastroj së pari këmbën apo dorën e djathtë, e pastaj të majtën?
17. - A e keni ditur se të gjithë dijetarët janë në pajtim që është sunet që njeriu gjatë marrjes së abdesit ta fërkon tërë kokën, por kanë mospajtime se a është i obliguar minimalisht që ta fërkon kokën?
18.- A e keni ditur se njeriu gjatë marrjes së abdesit i pastron të gjitha gjymtyrët nga tri herë, kokën do ta fërkon vetëm një herë?
19. - A e keni ditur se nuk ka argument të vërtet se i Dërguari i Allahut e ka lënë renditjen gjatë marrjes së abdesit?
20. - A e keni ditur se njeriu gjatë marrjes së abdesit e ka pastruar ndonjë pjesë të trupit më shumë se tri herë, sipas disave kjo është haram, e sipas disave mekruh (e papëlqyeshme), por të gjithë janë të një pajtimi se abdesi është i vlefshëm?
21.- A e keni ditur se Ibn el-Mundhiri e ka shënuar lejimin e fërkimit mbi çorapë gjatë marrjes së abdesit (mest) nga nëntë sahab të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem?
22. - A e keni ditur se nuk është prej kushteve për të fërkuar mbi fashë gjatë marrjes së abdesit apo pastrimit që fasha të jetë mbi trupin me abdesë?
23. - A e keni ditur se dijetarët ndahen se a është e lejuar që të merret mest mbi meste apo çorapë të cilat janë mbath ashtu që njeriu e ka pastruar këmbën e djathtë dhe e ka mbath mesten apo çorapen e djathtë, e pastaj e ka pastruar mesten apo këmbën e majtë dhe e ka mbathë mesten apo këmbën e majtë, por të gjithë janë të një mendimi se nëse pas kësaj e ka zbath mesten apo çorapen e djathte e prapë e ka mbathë ashtu që mundet që më pas të prek mbi to?
24. - A e keni ditur se fërkimi apo prekja mbi fashë gjatë marrjes së abdesit apo guslit nuk është kohë e kufizuar por mbaron pas shërimit të asaj që është nën fashë?
Pergatiti: Skender Gashi
Shoqata Realiteti Islam
__________________
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???