Benachrichtigungen
Alles löschen

Letër nga Mërgimi

5 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
1,335 Ansichten
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 
[#2390]

Letër nga Mërgimi

M'pikuan lotët n'tokë më ranë
mos harro atë ditë moj nanë,
n'ditë bajramit, n'ditë gëzimit,
mora rrugat e mërgimit.

Sot s'kam gëzim as nuk kam gas,
as prej mallit s'mund të flas,
prandaj jam ulë e po t'shkruaj,
djali yt prej dheut t'huaj.

Të tregoi nënë përnjimend,
asgjë s'asht si n'vendin tem,
qyshë kam ardhë këtu mallkoj vehten,
mërzia po m'shkatrron jeten.

Këtu hana rri e fshehtë,
këtu qielli është i errtë,
as dielli nuk jep ndriçim,
s'asht si dielli i vendit tim.

Këtu luleve s'u vjen erë,
këtu s'ka vjeshtë, as s'ka prandverë,
ka veç dimen e vapë të shkretë,
mos me mujtë nji natë me fjetë

Ktu s'ka qefë veç punë e gjumë,
pamirësi me shumë zullum,
këtu janë njerëzit si bagëtia,
nga një javë nuk shkojnë te shpia.

Tash nënë shumë nuk po të shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa herë të duesh me m'kujtue,
puthe dheun që m'ka rritë mue.


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 31/03/2009 11:59 p.m.
(@polici)
Beiträge: 6356
Illustrious Member
 

oj dreqja shum meke pikllu mori me kit leter


 
Veröffentlicht : 01/04/2009 1:23 p.m.
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 

Nënës

Kam fshehur diçka në zemrën time
Diçka që se kap as syri i hënës,
Një mall të zjarrtë të pakufishem
Për duart e ngrohta të nënës.

Një unazë të thjeshtë në gisht
Me mijëra brenga në çdo rrudhë
Me dashuri me rrite o nënë,
Me sytë e tu me ndriçove çdo udhë

Sot jam larg e shtrenjta nënë
Sikur të mundja të të përqafoja
Tani, të mundja të të rrokja fort
Fort fort të mos të lëshoja

Me dashurinë tënde të mbështillem,
Me këtë dashuri që më jep jetë mua,
I ngrohtë mes akujsh do të therrisja,
Të dua o nënë, o nënë të dua.


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 17/04/2009 2:27 p.m.
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 

Për Ty Nënë

Nene moj kudo qe jam ,
Te kam zemer te kam xhan.
Ne per bot ane e mban,
Nene o shpirt me ndodhej pran

Edhe malet kur gjemojn,
Vetetimat qe spushojn.
Gjithe motin po shkatrojn,
Vetem me fjalen Nene ndalojn.

Qyelli te ishte leter,
Edhe deti te ishte boj.
Nate e dit per ty do shkruaj,
Nene ty te dashuroj.

Edhe kur me dhemb koka,
Se ketu sme mba me toka.
Sme sheh dielli as hena
Zjar edrit me ndodhet Nena.

Nene per ty skam te pushuar
Skam fillim as te mbaruar.
Kam vetem nje siguri ,
Zjar te ngroht e dashuri.

Fjalet etua ne zemer ikam,
Qe diten qe ne undam .
Me percolle per kufi ,
Nat pa drita pa qiri.

Qielli i erret pa hen ,
E hengra detin me dhemb.
Ruget ebotes me kemb,
Se kisha luanesh ty Nene.


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 17/04/2009 2:29 p.m.
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 

Djal o Xhan

1990 mallkuar qofsh per jet
.More diemt ne kurbet
I lane Nenat shkret
Bere sic deshe vet

Dial o dial tu befte Nena
Te ngrohte dielli dhe hena
Dit enat po lutet Nena
Kurr mos shkelc mbi gjemba

O perndi vec me degjo
Te lutem mos mu zemro
Mos me shaj mos me qorto
Kete her vec me ndihmo.

Fol mete ozemer bardh
Zeri qe te gjith meradh
thuaj qe mu dogje xhane
te gjith kendej mire jane

Desha qe tju them dy fjal
Mos ju lente zoti pa dial
te krishter e musliman
Nenat gjith nje dimbje kan

Jete gjat e duar plot
Kudo qe ndodheni ne Bot
Ju qeshte goja dhe zemra
Kjo urat eshte nga Nena

Faleminderit dhe urime
per te gjith nga nena ime
Se per ju vllezer e motra
Nate edit eshte hapur porta.


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 17/04/2009 2:31 p.m.
Teilen: