Benachrichtigungen
Alles löschen

Jeta e Mirë (jeta me ALLAHUN)

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
263 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#5905]

A nuk dëshiron të udhëzohesh I nderuar vëlla/moter
A nuk është Allahu i Lartëmadhëruar Ai i Cili po të jep të mira
gjatë tërë jetës tënde, Ai po të bën mirë e ti po ia kthen me të
këqija?!...
A nuk është Allahu Ai i cili të krijoi dhe po të dërgon furnizimin e
pamasë ditë për ditë?! Po t’i mbulon mëkatet e tua, dhe ti përsëri
po vazhdon në mëkate. Edhe më e keqja se ti dhuntitë e Tij po i
shfytëzon për të keqe, po t’i lehtëson vështërsitë, po të ndihmon,
po të furnizon dhe Ai nuk ka nevojë për ty, as për të mirat e tua.
Ai është Ai që jep dhe merr, Ai që ta ka dhënë shpirtin dhe ta merr
atë.
A nuk meriton pra Ai dashurinë më të madhe?! A nuk po
turpërohesh para Tij?!
Vëlla i dashur, a nuk dëshiron që të udhëzohesh ?!
Të pyes për hirë të Zotit, sepse rruga e udhëzimit dhe praktikimit
të fesë, vallë mos është rrugë e gabuar, kurse rruga të cilën jeni
duke e ndjekur është rrugë e vërtetë?! Të lutem, përgjigju nga
zemra, nga ajo që e ndien në shpirtin tënd!
-Të përgjigjem nga zemra?!! Po, - iu përgjigja, nga ajo që e ndien
në zemrën tënde. Dhe bashkëbisedimi vijoi:
-Të betohem në Allahun, e ndiej në thellësinë e zemrës sime se rruga
e udhëzimit është rrugë e vërtetë, kurse rruga të cilën jam duke e
ndjekur është rrugë e gabuar.
-Po si ka mundësi që një njeri i mençur ta braktisë rrugën e vërtetë
dhe të ndjekë rrugën e gabuar? Ai thuhet këtij i mençur?
-Jo.

http://www.youtube.com/watch?v=qux3h9s8oxo


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 12/11/2011 9:02 p.m.
Teilen: