Benachrichtigungen
Alles löschen

Humor matematik

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
168 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2760]

1- Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen.
-Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj.

2- Ne matematike nuk e meson teorine, thjesht mesohesh me te

4- Matematicieni eshte nje njeri qorr qe kerkon ne nje dhome te erret, nje mace te zeze qe nuk eshte atje.

5- Matematika perbehet 50% nga formula, 50% nga vertetime dhe 50% nga imagjinata.

6- Matematicieni eshte nje makineri qe kthen kafene ne teorema.

7- Nje inxhinier mendon se ekuacionet e tij perafrojne realitetin. Nje
fizikant mendon se realiteti perafron ekuacionet e tij. Nje matematicien nuk e vret mendjen.

8- Nje matematicien nuk vdes kurre, thjesht humbet disa nga funksionet e tij.

9- Matematika eshte arti qe quan sende te ndryshme me emra te njejte.

10-Te klasifikosh matematiken si lineare dhe jo-lineare, eshte si te klasifikosh universin ne banane dhe jo banane.

11-Ligji i ruajtjes te veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te lehte.

12-Simbolet matematike perdoren kur nuk e di se cfare po shkruan.

13-Filozofia eshte nje loje qe ka objektiva por nuk ka rregulla.
Matematika eshte nje loje qe ka shume rregulla por nuk ka objektiva.

17-Kush di te perkufizoje dhe te pjestoje mire mund te konsiderohet si zot.(Platoni)

18-5 arsyet me te mira per te mos bere detyrat e shpise:
-Pa dashje pjestova me zero dhe mu dogj fleta.
-Sot eshte ditelindja e Isaac Newton.
-Mund ti afrohesha fletores, por nuk mund ta kapja ate.
-Kam nje makine llogaritese me energji diellore dhe dje binte shi.
-Po shikoja nje seri ne televizion, dhe mendova gjithe naten nese ajo ishte konvergjente.

19-Ka tre lloje njerezish ne bote, ata qe dine te numurojne dhe ata qe nuk dine te numurojne.

20-Si ju lene te kuptoni qe jeni ne duart e Mafies Matematike?
Ju bejne nje oferte qe ju nuk mund ta kuptoni!

21-Rregulla e arte per mesuesit e matematikes: duhet te tregoni te verteten dhe vetem te verteten, po jo gjithe te verteten.

22-Nje mesues matematike eshte nje njeri qe i flet nje njeriu qe po fle.

23-Droga dhe seksi? Ato jane asgje te krahasuara me nje vertetim te bindshem.

24-”Ti do me shume matematiken se mua?”
“Sigurisht qe jo, e dashur - ty te dua shume me shume se matematiken.”
“Vertetoje kete!”
“Ne rregull… Le te jete R bashkesia e te gjithe objekteve qe dua…”

25-Momenti me i bukur ne jeten e nje matematicieni eshte sapo ai ka vertetuar nje teoreme, po perpara se ai te gjeje gabimin.


 
Veröffentlicht : 16/05/2009 12:56 a.m.
Teilen: