Benachrichtigungen
Alles löschen

BARCOLETA

6 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
663 Ansichten
(@anxa-pr)
Beiträge: 21
Eminent Member
Themenstarter
 
[#6310]

Femrat nuk dinë të vozisin?!?
Sot në mëngjes duke shkuar me veturë në punë, shoh një femër me Golf 5 të ri duke vozitur 60 km/h nëpër qytet, ndërsa fytyrën e mban para pasqyrës dhe bën makijazh. E kthej shikimin kah rruga, ndërsa ajo thuajse me gjysmën e automjetit kaloi në anën time të rrugës dhe vazhdon të bëjë makijazh! Aq shumë u nervozova, saqë mu ul sheqeri dhe u ktheva në ulësen e pasme e mora byrekun. Duke u kthyer përpara më ra poshtë së bashku me makinën e rrojës që e kisha në dorën e djathtë. Në përpjekje që ta mbaja timonin me gjunjë, më ra telefoni nga dora tjetër drejt e në kafe që e kisha në mes të këmbëve dhe mi zhyti pantallonat, për më shumë mu prish telefoni dhe ma ndërpreu një bisedë të rëndësishme... Ah, femrat, s’kanë lidhje me vozitje...


 
Veröffentlicht : 21/06/2013 1:58 a.m.
(@anxa-pr)
Beiträge: 21
Eminent Member
Themenstarter
 

Gjinia e mizave
- Mami, mami, sot i kam mbytur pesë miza femra dhe katër meshkuj – thotë djali.
- E si e di cilat janë femra, cilat meshkuj? – pyet nëna kurioze.
- Po pesë ishin në pasqyrë, katër në shishen e rakisë...


 
Veröffentlicht : 21/06/2013 1:59 a.m.
(@anxa-pr)
Beiträge: 21
Eminent Member
Themenstarter
 

Pëshpëritje dashurie
Dy të dashuruar të shtrirë në krevat fillojnë pëshpëritjet.
Ajo: Thuaj ‘të dua, zemër’.
Ai: Të dua zemër.
Ajo: Tash më thuaj, ‘të adhuroj shpirt’.
Ai: Të adhuroj shpirt.
Ajo: Tash thuaj diçka vetë.
Ai: Fli se po mi acaron nervat!


 
Veröffentlicht : 21/06/2013 1:59 a.m.
(@anxa-pr)
Beiträge: 21
Eminent Member
Themenstarter
 

Mençuria
Voziten një bionde dhe një zeshkane, kjo e fundit është në timon. Në një moment ndalet vetura.
- Pse u ndale? – pyet biondja.
- Mbetëm pa benzinë – ia kthen zeshkania.
- Sa e mençur që je. Po të kisha qenë unë, do të vazhdoja të vozisja...


 
Veröffentlicht : 21/06/2013 2:01 a.m.
(@anxa-pr)
Beiträge: 21
Eminent Member
Themenstarter
 

Pa fat
Një burrë jo i lumtur në martesë, kthehet vonë i dehur në shtëpi. Gruaja ia hap derën.
- Unë jam vërtet njeri i pafat! – thotë burri.
- E pse ashtu? – pyet gruaja.
- Gjithë natën kam pirë që të të harroj, ndërsa tash të shoh dyfish.[/size
]


 
Veröffentlicht : 21/06/2013 2:02 a.m.
(@anxa-pr)
Beiträge: 21
Eminent Member
Themenstarter
 

Napoloni dhe Studenti

Njoni hin en provim edhe e vet profesori: Qysh e ka pas emnin mreti ma i suksesshëm francez?
Nuk e di! I përgjigjet studenti.
Napolon Bonaparta! Thot profesori.
Studenti niset me dal jasht.
Kah ja ki msy? E vet profesori.
M’fal se menova qe pi thirr kandidatin qeter.


 
Veröffentlicht : 21/06/2013 2:06 a.m.
Teilen: