Benachrichtigungen
Alles löschen

T’i duam, se na kanë dashur pa masë!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
136 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1630]

Gjithësecili nga ne, ku më shumë e ku më pak, i ka ndjerë përkëdheljet e gjyshes, fjalët e ëmbla që thotë, përrallat e bukura kur na vinte në gjumë. Asnjëherë nuk do t"i harrojmë fjalët e saj. Megjithëse jemi rritur, i duam kënaqësitë që na ka falur gjyshja jonë. Ndonjëherë, të mallosur, kemi ëndërruar të kthehemi edhe njëherë prapa, duke sjellë kohën që kemi kaluar, lodrat që kemi bërë, shëtitjet e ndryshme. Ndiej mall për ledhatimin e ëmbël, kur dora e saj lehtë-lehtë si flladi i pranverës përkëdhelte flokët, i krihte dhe i bënte gërsheta. As vetë nuk e di se pse më pëlqente kaq shumë gërsheti që më bënte gjyshja. Kur largohesha prej saj, për ditë të tëra nuk lejoja njeri të më prekte flokët, gërshetin. I kujtoj duart e saj të thata, të rrudhosura, ku damarët e ngritur, të fryrë si përrenjtë nga shkrirja e borës, ata gishtërinj të gjatë, të hollë, që pas çdo prekje lëshonin një zhurmë sikur do të thyheshin e do të thërmoheshin duke u kthyer në pluhur. Ai trup i hollë, i gjatë, që tashmë ishte kërrusur dhe përkulur nga pesha e viteve, nga lodhjet e paditura, nga stuhia e ditëve të largëta. Mezi prisnim të vinte dita e pushimit, për të shkuar te gjyshja, hidheshim e përdridheshim të kënaqur, të lumtur. Ishim të lirë të bënim ç"të donim, larg syrit qortues të prindërve. Me hapin e lehtë ecje dhe rendje për të na qëndruar pranë. Luaje shpeshherë me ne, duke na mësuar lojërat e fëmijërisë tënde. Me zërin e ëmbël na ftoje kur ushqimi ishte gati. Gjithmonë e papërtuar, gjithmonë e gatshme për të bërë gjithçka. Asnjëherë nuk the u lodha. Nga goja jote dolën vetëm fjalë të ëmbla, ledhatuese, këshilluese, asnjë fjalë urrejtjeje dhe inati. E nga të dilnin këto fjalë... Zemra jote e madhe kishte vend për të gjithë, syri yt i shikonte të gjithë njëlloj.

“Jemi të gjithë robtë e Zotit, të gjithë jemi të barabartë.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 29/01/2009 2:24 p.m.
Teilen: