Benachrichtigungen
Alles löschen

Si ta fitojmë dashurinë e bashkëshortes

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
191 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#765]

Këshilla të arta për një martesë të lumtur dhe të suksesshme (1/2)

Njerëzit kërkojnë lumturinë në martesë. اdo njeri mendon se në martesë do të gjejë kënaqësi, harmoni, respekt, kuptueshmëri, përkrahje për në rrugë të vërtetë… Më pastaj, befasohet kur përballet me të vërtetën. Nga ky realitet, mjafton të flasim për këtë temë mjaft të rëndësishme. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se njeriu kalon shumë kohë në shtëpi dhe se, nëse nuk ka një jetë bashkëshortore të rehatshme, kjo do të bëjë që ai mos të ndihet i qetë në shtëpi, e cila duhej të ishte oazi e prehjes, vend ku do të pushojë nga angazhimet e përditshme, strehim nga sfidat që e ndjekin në çdo hap…

Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie. Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do t"i shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do t"i sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë. Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që t"i përmendim këtu. Një njeri me arsye të shëndoshë nuk dyshon për asnjë moment se burimi më i madh i problemeve bashkëshortore është mungesa e zbatimit të principeve islame në jetën e përditshme, në krye të së cilës qëndron Ligjdhënësi.

MË I MIRI NDËR JU ËSHTË AI, I CILI ËSHTË MË I MIRË ME GRUAN E VET

Shpesh do të takojmë njerëz, të cilët, nga pamja e jashtme, duket sikur zbatojnë fenë në jetën e tyre të përditshme, porse, kur largohen nga sytë e publikut dhe hynë në shtëpi, jetojnë në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që i njohin shokët dhe kolegët. Dëshmitarë më të mirë janë gruaja dhe familja e tyre. Është për t"u habitur: këta njerëz, që tregohen jashtë goxha fetarë, a nuk kanë i dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Më i miri ndër jush është ai që është më i mirë me gruan e vetâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 05/10/2008 9:26 p.m.
Teilen: