Benachrichtigungen
Alles löschen

Realiteti i jetës pas kësaj loje

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
122 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#637]

Realiteti i jetës pas kësaj loje

Vetëm pasi të bëhen të sigurt se muslimanët shpirtërisht janë dobësuar pas sulmit të pandalshëm në mendjet e tyre, vetëm pas kësaj do të guxojnë ata të fillojnë fazën e dytë të sulmit -faza e sulmit të hapët fizik ndaj muslimanëve, si në rastin e Palestinës dhe Irakut. Me kalimin e kohës atyre ju nevojitet ti masin ndjenjat dhe të shohin se në cilën peshore peshojnë muslimanët (ashtu si ju përshtatet atyre). Ashtu, me provokime të ndryshme të hapura siç u takuam edhe me rastin e filmit të animuar për Pejgamberin a.s., filmin Fitna, akuzimet e një pas-njëshme prej Vatikanit, etj, ata dëshirojnë të vlerësojnë ndjenjat (gjendjen ) e ummetit muslimanë.

Një ditë, mësuesja me entuziazëm i mëson nxënësit një mësim. U ndal në mes të klasës duke i shikuar nxënësit. Në dorën e majtë e mbante shkumësin dhe në të djathtën shpuzën. Tha: ''Kam një lojë për ju...Rregullat janë siç vijojnë. Në dorën time të majtë gjendet shkumësi ndërsa në të djathtën shpuza. Nëse e lëshoj shkumësin prej dorës ju të thoni!'' Shkumësi!'', nëse e lëshoj shpuzën, të thoni ''Shpuza!''.

Nxënësit menjëherë e kuptuan lojën dhe me dëshirë e pritnin fillimin e lojës. Arsimtarja filloi me lojën dhe pandarë lëshonte shkumësin dhe shpuzën, në fillim më ngadalë e pastaj më shpejt e më shpejt. Nxënësit e përcjellin lojën pa kurrfarë problemi. Pak më vonë arsimtarja bërtiti. ''Mirë''! Tash dëgjoni me kujdes. Nëse e lëshoj shkumësin ju të thoni ''Shpuza'', e nëse e lëshoj shpuzën ju të thoni ''Shkumësi''. Arsimtarja vazhdoi lojën si më parë por tash nxënësit ishin të hutuar. Ndiheshin të hutuar dhe në fillim shumë vështirë i adaptoheshin lojës. Megjithatë, së shpejti filluan të mësohen me rregullën e re dhe u mësuan me të. Pas disa minutave, loja përfundoi.

Arsimtarja qeshi dhe tha: ''Nxënës të dashur, situatë e njëjtë është edhe me umetin musliman (shoqërinë). Në fillim e vërteta ishte çdo herë e vërtet, ndërsa gënjeshtra ishte gënjeshtër. Edhe ne e kishim të qartë. Megjithatë, më vonë armiqtë e Islamit na kanë montuar shumë lloje të ndryshme të traditave të huaja duke përdorur kurthe të ndryshme në mënyrë që ta ndërrojnë (hakun) të vërtetën në / batil ) gënjeshtër, dhe të kundërtën. Në fillim kjo na dukej e huaj dhe vështirë i pranuam idetë e tyre, por me kalimin e kohës, si pasim i vazhdueshëm i indoktrinës duke përdorur kurthe sistematike të cilat të keqën e paraqitnin të mirë, por me kalimin e kohës ne më në fund u mësuam në idetë e tyre të devijuara. I kemi pasuar ata dhe ata janë bërë pjesë e jona.

Të dalësh në takim me një vajzë për ne më nuk është e huaj, seksi nuk është më tabu (turpë), zbulimi i gruas është bërë normale, turpi është gjuajtur pas shpine, marrëdhëniet intime para martesës janë bërë trend, kënaqësitë e pakufishme të cilat na bënë të pakujdesshëm në fe na kanë okupuar, materializmi na është bërë stil i jetës... Armiqtë tanë nuk do të ndalen që të na ndryshojnë vlerat dhe moralin tonë.

I Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve selem ka thënë: '' Me siguri do ti pasoni popujt e mëhershëm (Jehudët dhe Krishterët ) hap pas hapi dhe arshin pas arshini (mas matëse), edhe nëse ata futen në vrimën e hardhucës edhe aty do ti pasonit'' (Buhariu Sahih)

Çelësi është në ndryshime. Dhe pa qëllim, ne ngadalë dhe ngadalë jemi bërë të varur dhe shkallë - shkallë i pranojmë kulturat tjera pa kurrfarë ndjenje, faji apo pendimi.

''A kuptoni?'' pyeti arsimtarja nxënësit. '' Po, arsimtare...''

''Mirë, tash me një lojë tjetër...'' vazhdoj arsimtarja.

''Tash unë kam një libër të vënë në mes të qilimit. Ju do të qëndroni jashtë qilimit. Detyra quhet: Si të vijmë deri te libri pa shkelur në qilim?''

Pas një mendimi të shkurtër, nxënësit filluan ta zgjedhin problemin me teknika të ndryshme, duke i përfshirë edhe shkopinjtë e gjatë, por kot.

Në fund arsimtarja e tregoi zgjedhjen, filloi ngadalë ta palos qilimin dhe kur e palosi, me dorë e kapi librin. Me këtë u plotësua kushti që mos të shkelet në qilim. ''Të dashur nxënës, kështu është rasti me ummetin islam (shoqërinë) …Armiqtë e Islamit nuk do të na shkelin haptas… sepse e dinë se ashtu do të shkapërderdhën (refuzohen). Edhe muslimani më i thjeshtë do të reagonte nëse dikush haptas do t'ia ofendonte fenë e tij. Por, për këtë do të okupoj ngadalë prej skajit dhe fshehtas, ashtu pa u dalluar dhe as që do ta hetosh.

''Kjo është mënyra me të cilën po na shkatërron armiku i Islamit. Ata nuk do të na sulmojnë haptas, por ngadalë do ta na 'harxhojnë' së pari me sjelljen tonë, mënyrën e jetës, me dinakri…Në fund do të jemi si të humbur edhe përkundër asaj që vetën e numërojmë musliman nuk do të jetojmë më me principet Islame (sipas ligjit të Allahut) por në vend të kësaj do ta pasojmë rrugën e tyre dhe mënyrën e jetës. Dhe kjo është çfarë dëshirojnë ata. Kjo është një kurth e mire e shpikur prej tyre .

''Nëse njeriu duhet të ndërtoj një shtëpi të fortë duhet që ti vendos themelet e forta. Njëjtë është edhe me Islamin, nëse donë të bëhesh i fortë, duhet ta ndërtosh akiden e fortë (besimin islam) . Në anën tjetër, nëse dëshiron ta rrënosh shtëpinë do ta kesh vështirë ta rrënosh të tërën përnjëherë por fillon ta rrënosh prej themelit së pari. Duhet të fillosh me largimin e dekorimeve në mur, mobileve, gardërobës, dhe ashtu më lehtë do ta demobilizosh shtëpinë…''

''Kjo është fenomen 'Ideja e luftës' që armiqtë e Islamit e kanë përdorur dhe më tutje e përdorin për çdo ditë pa dijen tonë.

''Vetëm kur të jenë të sigurt në dobësimin shpirtëror të muslimanëve me vazhdimin e sulmeve të pandalshme në qëllimet e tyre, dhe vetëm atëherë do të guxojnë të fillojnë fazën e dytë të sulmit-fazën e sulmit të hapët fizik ndaj muslimanëve, sikurse në rastin e Palestinës dhe Irakut. Me kohë atyre ju nevojitet ti vërtetojnë ndjenjat e muslimanëve dhe të shohin në cilën peshë janë muslimanët të mashtruar (ashtu si atyre ju përshtatet). Ashtu, me provokime të ndryshme me të cilat jemi ballafaquar siç është filmi i animuar për Pejgamberin sallallahu alejhi ve selem, filmi Fitna, akuzimet e një pas njëshme të Vatikanit, etj, ata dëshirojnë të na i vlerësojnë ndjenjat e ummetit musliman. Por, falënderimi i qoftë Allahut, nuk janë të gjithë muslimanët e ftohët dhe të koqitur, por është një grup në venat e të cilëve ende shkon gjaku. Dhe këta njerëz janë shkak që All-llahu do ti bëjë muslimanët fitues në fund. Ejani të vendosim dhe të bëjmë dua që të jemi të bekuar në këtë grup të këtyre njerëzve (muxhahidëve).

I Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve selem ka thënë:

''Vazhdimisht në ummetin tim do të jetë një grup fitimtare. Nuk do ti bëjnë dëm ata që e braktisin apo ata që e tradhtojnë. Ajo do të mbes fitimtare derisa nuk realizohet dëshira e Allahut (derisa nuk vije Dita e Gjykimit) (Sahihu Muslim, hadithi 4715)


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 18/09/2008 10:35 a.m.
Teilen: