Benachrichtigungen
Alles löschen

Qka i ndodhi asaj pas vdekjes!.........

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
246 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#605]

Cfare i ndodhi asaj pas vdekjes?
Shkruar nga Seid Kahtani
e martë . 10 korrik 2007
Transmetuesi i kësaj ngjarje thotë:Isha në Egjipt gjatë krizës së Kuvajtit, punoja si varrosës i kufomave që kur isha në Kuvajt, u bëra i njohur me këtë. Një natë më telefonoi një vajzë e cila kërkoi prej meje që t"ia varrosja nënën e saj e cila kishte vdekur. Nuk e refuzova kërkesën e saj prandaj dhe shkova te varrezat dhe prita në vendlarjen e kufomave.
Duke pritur papritmas i pashë katër vajza të mbuluara të cilat dolën me nxitim, nuk i pyeta për arsyen e daljes së tyre me kaq nxitim, sepse kjo është një cështje e cila nuk më intereson.
Pas një kohe të shkurtër, doli larësja e kufomës dhe më kërkoi ndihmë qe ta ndihmoja në larjen e kufomës, i thashë: Kjo gjë nuk lejohet, (nuk i lejohet burrit që të shikojë në auretin e femrës). Larësja e kufomës e kërkoi këtë gjë sepse kufoma ishte shumë e rëndë në peshë dhe ishte vështirë që ta lëvizte vetëm për ta larë! Mirëpo ajo u kthye brenda dhe vazhdoi ta lajë kufomën dhe më pas qefinosjen.
Hoxha: Pasi që e qefinosi na dha leje për të hyrë, u futëm brenda, ku ne ishim njëmbëdhjetë meshkuj të cilët do ta bartnim kufomën sepse ishte shumë peshë e rëndë. Kur arritëm te hapësira e varrit (si zakonisht banorët e Egjiptit varrin e bëjnë si në formë të dhomës) për të zbritur në varr zbresin nga hapja e sipërme për të rënë në pjesën e poshtme të dhomës me shkallë dhe i vendosin të vdekurit atje pa i varrosur pa ju hedhur dhe sipër (I obliguar është që i vdekuri të varroset dhe t"i hidhet dhe, sic ka ardhur në synet) e hapëm derën e sipërme e morëm xhenazen mbi supe për ta zbritur, por si shkak i peshës së rëndë na rrëshqiti nga supet dhe ra në brendësi të dhomës. Gjatë rënies u dëgjua kërcitja e eshtrave të saj.
Hoxha thotë: Kur shikova, pashë se qefini ishte hapur pak e i dukej një pjesë e trupit, zbrita shpejt te kufoma dhe e mbulova. Fillova duke e tërhequr për ta kthyer në anë të kiblës, gjatë tërheqjes iu zbulua një pjesë e fytyrës (nuk lejohet që të zbulohet fytyra e të vdekurit gjatë varrosjes) Cfarë të shikoja pashë një pamje trishtuese, sytë ose trishtues dhe fytyrë të nxirë. U trishtova shumë nga kjo pamje, saqë fillova të dridhem nga tmerri i asaj që pashë, dola me të shpejtë dhe e mbylla derën e varrit. Sa arrita në shtëpi, i telefonova njërës prej vajzave të së ndierës, mu betua që t"i tregoj se cfarë i kishte ndodhur nënës së saj, u mundova t"ia fsheh të vërtetën e asaj që kisha pare, por ajo insistoi, dhe unë i tregova për atë që pash. Vajza më tha: Ky ishte shkaku i cili na bëri për të dalë nga vendi i larjes së kufomës me aq nxitim, dhe filloi duke qarë, i dhashë durim, më pas e pyeta për gjendjen e nënës së saj. Para vdekjes a ka qenë duke vepruar dicka të keqe? Ajo u përgjig me keqardhje e cila e mundonte: O Hoxhë, nëna jonë nuk e ka falur për Allahun asnjë rekat namaz, ka vdekur duke qenë e zbuluar. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ndërmjet njeriut dhe shirkut dhe kufrit është lënia e namazit" (Muslimi) Përktheu: Merita Rexha


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 12/09/2008 2:36 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

qqysh brunaa d.m.th.qe u errzu xhenazja paska be keq ajo ne kete jete ,se bash mir se kuptova spo ma rrok mir truri :roll:


 
Veröffentlicht : 15/09/2008 9:42 p.m.
Teilen: